LAJMI I FUNDIT:

Mosshtyrja e afatit për targat, SHBA thotë se është e zhgënjyer

Mosshtyrja e afatit për targat, SHBA thotë se është e zhgënjyer

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur zhgënjim për mosrespektimin e kërkesës së tyre dhe shteteve të tjera të QUINT-it, për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat ilegale në Kosovë.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, përmes një deklarate publike të premten, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në ato legale RKS.


Mes tjerash, thuhet se zgjatja e afatit është në interes të përparimit në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për ta bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e Price.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price

SHBA-ja më herët kishte bërë të ditur se është kërkesë e saj dhe e Bashkimit Evropian që Kosova ta shtyjë afatin për riregjistrim për dhjetë muaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi të premten se vendimi për targat ilegale të lëshuara nga Serbia do të nisë së zbatuari nga 1 nëntori ashtu siç ishte paraparë, dhe se i njëjti është i ndarë në katër faza.

Në një konferencë për media, kreu i ekzekutivit tha se nuk e kanë shtyrë zbatimin e vendimit për targat, por kanë bërë sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve.

Konkretisht tha se për tri javë ata të cilët nuk e zbatojnë vendimin për konvertimin e targave do të qortohen.

Pas fazës tri javore të qortimit, ai bëri të ditur se ata të cilët i mbajnë targat ilegale në Republikën e Kosovës për dy muaj rresht do t’u shqiptohen gjoba (nga 21 nëntori deri më 21 janar).

Pas kësaj faze, për dy muaj të tjerë (21 janar deri më 21 prill) do të ketë targa provuese deri në prill kur nuk do të lejohen të qarkullojnë targa të tjera përveç atyre RKS./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori