LAJMI I FUNDIT:

Si është të jesh i burgosur rus në Ukrainë? Tregojnë për mobilizimin dhe arsyen pse po luftojnë

Si është të jesh i burgosur rus në Ukrainë? Tregojnë për mobilizimin dhe arsyen pse po luftojnë

Një nga mediat ukrainase ju sjell reportazhin se si Ukraina i trajton të burgosurit rusë në rajonin e Lviv. Gazetarët kanë biseduar me disa prej tyre.

Derisa rusët i mbajnë të burgosurit ukrainas në kushte të tmerrshme, të burgosurit rusë shikojnë filma dhe lexojnë në kohë të lirë, transmeton Telegrafi.


Është dëshmuar se për të burgosurit në rajonin e Lviv, qeveria ka ndarë dy milionë hryvnia (apo 55 mijë euro).

Danilo Morozov është i burgosur i cili kur u vizitua nga gazetarët, kishte qenë duke lexuar një roman për jetën e artistit spanjoll Goya.

Derisa bisedoi me gazetarët, theksoi se paga mujore e një rekruti është 2 mijë rubla (32 euro). Ky i ri në të njëzetat, pretendon se i janë ofruar 734 euro për të luftuar në Ukrainë, dhe se për këtë pagë mujore kishte pranuar të shkojë.

Yuri Zhukov, 32-vjeç, është i burgosuri tjetër rus që theksoi se njësia e tij ushtarake ka qenë e detyruar me dhunë që të dërgohet në luftë.

Sipas tij, shumë kanë tentuar të refuzojnë që të dërgohen në luftë, por se e kanë pasur të kotë. U është thënë se nëse refuzojnë do të dënohen me nga 15 vite burgim. Ai pranoi se ushtarët kishin kërkuar nga komandantët që t’i kthejnë në shtëpi, por se askush nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre.

Në reportazh është bërë e ditur se të burgosurit rusë, kanë mundësi që një herë në javë të realizojnë bisedë telefonike me familjarët. Zhukov gjatë kontaktit me gruan, pati një porosi për bashkëkombësit.

“Para se të merrni armë, fillimisht mendoni për këtë. Mendoni për familjen, më të dashurit, nënën, babanë e gruan. Komanda ka nevojë për ju derisa jeni në këmbë. Nëse diçka ju ndodhë, askush nga kolegët nuk do t’ju japë as edhe një gotë ujë. Është një e vërtetë e hidhur dhe duhet pranuar si e tillë”, shtoi ai.

Të burgosurit mund të merren me sport. Një grup i tyre gjatë vizitës së televizionit kishin qenë duke luajtur futboll. E sipas Zhukovit, ka kontrolle të rrepta ku ndër tjera çdo mëngjes rreshtohen për t’u numëruar.

Hromadske raporton se shumica e të burgosurve pretendojnë se janë dërguar dhunshëm në luftë dhe se asnjëri prej tyre nuk ka qenë në fushëbetejë, disa kanë qenë kuzhinier, disa kanë hapur istikame e disa kanë ndërtuar objekte ushtarake.

“Është çmendur mobilizimi. Fillimisht janë dërguar në luftë pijanecët, e më pas pasoi mobilizimi. Pyeteni kënd të doni – nuk ka përkrahje për luftë. Të gjithë duan të shkojnë në shtëpi. Nuk e di çfarë (Vladimir Putin) ka dashur nga Ukraina”, thotë një i burgosur tjetër rus.

Ai pranoi se disiplina është shumë e ulët në radhët e ushtrisë ruse.

Derisa qëndrojnë kuzhinë, thonë se nuk mund t’i shikojnë në sy ukrainasit dhe se u vjen shumë turp. Kur u vizituan nga gazetarët, rusët pranuan se kanë konsumuar supë, patate, mishi dhe sallatë me lakër.

Pavarësisht se punojnë nga tetë orë në ditë, thonë se ukrainasit i paguajnë për punën e bërë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori