LAJMI I FUNDIT:

Djaloshi që humbi punën shkaku i një foto me Osimhen zbulon bisedat me sulmuesin nigerian si dhe tregon mënyrën se si i ka ndihmuar ai për punë

Djaloshi që humbi punën shkaku i një foto me Osimhen zbulon bisedat me sulmuesin nigerian si dhe tregon mënyrën se si i ka ndihmuar ai për punë

Një ngjarje tejet interesante ka ndodhur pas ndeshjes Roma – Napoli e fituar nga skuadra mysafire me rezultat 0-1.

Foto me sulmuesin nigerian i ka kushtuar me humbje pune një sigurimi të ri, pasi është pushuar nga puna shkaku që theu rregullat duke u fotografuar me futbollistë.

Shefi i tij e liroi nga puna në prezencë të sulmuesit nigerian, i cili u prek shumë nga ngjarja që pa dhe i premtoi të riut se do ta ndihmoj atë.


Matteo Lo Cicero ka zbuluar historinë dhe bisedat që kishte me sulmuesin si dhe momentin kur u pushua nga puna.

“Duart më dridheshin kur u takova me Osimhen, ëndrra ime u bë realitet në atë moment. I tregova të gjitha fotot, videot e tij, i pëlqeu shumë. Jam i fiksuar pas tij, kërkoj gjithmonë anekdota të fshehura. Madje ai u emocionua duke parë tortën time të ditëlindjes”.

“I kërkova Victorit të bënim një selfie dhe menjëherë ua dërgova prindërve të mi. Ata e dinë se sa shumë doja të takoja atë”, tha fillimisht Matteo.

Por një foto me sulmuesin e Napolit i kushtoi atij me humbjen e punës, derisa Lo Cicero tregon gjithë historinë.

“Megjithatë, pas një kohe erdhi një menaxhere nga Roma dhe më kërkoi t’i jepja ID e sigurimit për shkak se isha me një futbollist në vendin tim të punës. Në atë moment Victori u ngrit dhe i kërkoi gruas një shpjegim duke e pyetur se pse ajo po sillej kështu: “Ai është vëllai im, ai është këtu me mua”, vazhdoi tutje Lo Cicero.

“I thashë Victorit të mos shqetësohej dhe do të largohesha menjëherë. Ai më pyeti “sa po të paguajnë?” ndërkohë u mundova ta qetësoja. Mjaftoi ta takoja, por ai insistoi. I thashë shumën dhe ai filloi të tërbohej”.

“Ai nuk mund të pranonte që unë të trajtohesha në atë mënyrë për një tarifë të tillë. Ai i tha gazetarit dhe mikut të tij Oma Akatugba të më shkruante duke shtuar se do të kujdesej për situatën dhe të mos shqetësohesha”.

“Osimhen këmbënguli që të qëndroja me të, po shqetësohej që të mos humbisja punën. Ai është një person i artë, një djalë i jashtëzakonshëm dhe jo VIP i zakonshëm. Unë vërtet bëra zgjedhjen e duhur për të zgjedhur një idhull të tillë”, përfundoi 18-vjeçari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së

Ligue 1
Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

Kylian Mbappe me dy gola në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madridi kthehet te fitorja

La Liga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Paraqitja magjike e Edon Zhegrovës ndaj PSG – stastistika e tij ishin perfekte

Ligue 1
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real

Thiago Motta e pranon se ndeshja ndaj Romës ishte ekuilibruar dhe rezultat real

Serie A
Kalo në kategori