LAJMI I FUNDIT:

Ishte therur me thikë derisa po bënte shoping, çfarë dihet deri më tani për Pablo Mari

Ishte therur me thikë derisa po bënte shoping, çfarë dihet deri më tani për Pablo Mari

Pablo Mari u godit me thikë gjatë një incidenti në një supermarket pranë Milanos të enjtjen. 29-vjeçari, aktualisht i huazuar te Monza nga Arsenali, po bënte pazar në supermarketin Carrefour në qendrën tregtare “Milanofiori di Assago” në periferi të Milanos mbrëmjen e së enjtes, kur u godit me thikë nga Andrea Tombolini. Sulmuesi 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor, sulmoi edhe katër të tjerë, duke vrarë fatkeqësisht një arkëtare 30-vjeçare.

Tombolini u çarmatos nga ish-mbrojtësi i Serisë A, Massimo Tarantino, i cili gjithashtu ishte duke bërë pazar në Carrefour. Mari pësoi një prerje të thellë në shpinë dhe iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm sot, i cili do ta mbajë jashtë fushës për të paktën dy muaj. Mbrojtësi spanjoll pa gjithashtu sulmuesin të vriste arkëtaren e Carrefour.

Monza do të përballet me Bolognan në ndeshjen e radhës në Serie A të hënën më 31 tetor. Ata kërkuan shtyrjen e ndeshjes pas incidentit, por kërkesa e tyre u refuzua nga Serie A.


Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta diskutoi sot situatën dhe konfirmoi se klubi ka qenë në kontakt me të afërmit e mbrojtësit spanjoll, duke u dhënë atyre një mbështetje.

Raportimet bëjnë me dije se 46-vjeçari ka një histori problemesh mendore, duke kaluar kohë në një pavijon psikiatrik. Së fundmi ai ishte në spital pasi vetë-shkaktoi lëndime në fytyrë dhe kafkë duke u goditur me grusht. Tombolini është i papunë dhe jeton me familjen në Milano, duke qenë disi i vetmuar.

Mari ka postuar një foto të tij dhe partneres në Instagram pas operacionit të suksesshëm, duke falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe duke i dërguar ngushëllime familjes së arkëtarit të ndjerë. /Telegrafi/