LAJMI I FUNDIT:

Zemaj për targat: Është përgjegjësi e Qeverisë të zbatojë rendin dhe ligjin

Zemaj për targat: Është përgjegjësi e Qeverisë të zbatojë rendin dhe ligjin

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, duke folur për çështjen e targave të premten, tha se është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të zbatojë rendin dhe ligjin në gjithë territorin e vendit.

Ai në një konferencë për media, bëri thirrje për përgjegjësi duke deklaruar që “nuk është koha e lojërave dhe mbulesës së dështimeve në procesin e dialogut”. Por, sipas tij, është koha e vendimmarrjes dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët por edhe partitë opozitare në vend.

Zemaj kritikoi qeverinë për mostransparencë në çështjen e dialogut me Serbinë duke e quajtur atë të papërgjegjshme.


“Në ditët në vazhdimësi kemi edhe një vendim që duket do të krijojë edhe një situatë të re ose një momentum të ri edhe në procesin e dialogut por edhe në procesin e brendshëm integrues të komuniteteve pakicë që jetojnë në Republikën e Kosovës. Ne thërrasim për përgjegjësi. Nuk është koha e lojërave, nuk është koha e mbulesës së dështimeve edhe në procesin e dialogut”.

“Është koha e vendimmarrjes syçeltësisë, e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë por edhe me subjektet e tjera opozitare dhe pse për Qeverinë duken të vogla nga ajo arroganca e numrave por janë të rëndësishëm për proceset integruese që kalon Republika e Kosovës….Ne nuk jemi në qeveri, ne nuk udhëheqim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, është përgjegjësi e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të zbatojë rendin dhe ligjin në gjithë territorin e saj ashtu siç e përcakton Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi”, u shpreh Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë foli edhe për gjendjen në shëndetësi, ndërsa akuzoi Qeverinë Kurti se ka dështuar në menaxhimin e këtij sektori.

Para mediave, Zemaj tha se duhet të bëhen intervenime të shpejta në përmirësimin e gjendjes.

“Intervenimet duhet të bëhen të shpejta sidomos në furnizim me barna, me material shpenzues, por ligji i pagave, ofrimi i pagave të dinjitetshme për profesionistët shëndetësor, mjekët dhe infermierët por edhe stafin tjetër, nëse nuk bëhet me kohë të shpejtë dhe reale atëherë do të kemi vitin e ardhshëm pothuajse një emergjencë humane profesionale në këtë sektor”, u shpreh deputeti i LDK-së.

Ai përmendi si shqetësim moslëvizjet në drejtim të krijimit të fondit për sigurime shëndetësore, mungesën e furnizimit me barna nga lista esenciale, dhe listat e gjata të pritjeve të pacientëve për të marrë shërbime.

“Dorëheqja edhe e një ministri dhe caktimi i një ekipi ekzekutiv për menaxhim të shëndetësisë tregon që kryeministri dhe kjo qeveri e ka pranuar dështimin e tij në këtë sektor. Se Qeveria Kurti ka dështuar në menaxhimin e shëndetësisë flasin edhe shifrat e investimeve kapitale në këtë fushë. Vetëm 5% e investimeve kapitale në shëndetësi janë realizuar gjatë këtij viti. Kjo është një mesatare edhe më e tmerrshme sesa mesatarja prej 10% e realizimit të investimeve nga të gjitha ministritë e vendit. Vetëm 530 mijë e 702 euro nga 10 milion e 63 mijë euro të zotuara janë shpenzuar për projekte nga Ministria e Shëndetësisë. Në këtë ministri nga 15 projekte kapitale që janë paraparë me ligjin e buxhetit kanë filluar vetëm dy dhe ato janë vetëm në fazën iniciuese të saj”.

Zemaj shtoi se Qeveria Kurti e ka zvogëluar buxhetin për shëndetësi afër 15% derisa shtoi se largimi i profesionistëve shëndetësorë po bëhet për shkak të pagave të ulëta dhe trajtimit jo të mirë të tyre. Ai potencoi se për nëntë muaj të këtij viti janë larguar 180 mjekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok  – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori