LAJMI I FUNDIT:

Abazi: Po tentojnë të ma sabotojnë konferencën për media

Abazi: Po tentojnë të ma sabotojnë konferencën për media

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Haki Abazi gjatë konferencës për media tha se po tentohet që t’ia sabotojnë konferencën për media duke caktuar takime të tjera.

Ai gjithashtu tha se do të vazhdojë të adresojë çështje të rëndësishme edhe përmes mediave dhe në rrjete sociale, raporton Telegrafi.


“Po e them dhe njëherë që me keqardhje në orën 10:00 tentohet që të mbahen takime të tjera që të sabotohet konferenca për media, ne do të vazhdojmë. Unë patjetër do të vazhdojë edhe këtu edhe përmes rrjeteve sociale që të adresojë këto çështje që janë shumë të rëndësishme për jetën parlamentare dhe vendimmarrjen në vendin tonë”, ka thënë Abazi.

Abazi po ashtu propozoi që afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti/Telegrafi/