LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së propozon që të shtyhet afati për targat deri më 31 dhjetor

Deputeti i LVV-së propozon që të shtyhet afati për targat deri më 31 dhjetor

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka propozuar që afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetor të këtij viti.

Abazi përmes një konference për media propozoi që afati për targat të shtyhet për dy muaj, që t’i jepet hapësirë procesit të Berlinit si dhe mos të ketë tensione në veri të vendit.


Sipas tij, 3 nëntori është një datë e një rëndësie të veçantë, përcjell Telegrafi.

“Pas një procesi 10 vjeçar të një dialogu që ka prodhuar shumë pak, në anën tjetër e kemi Serbinë që ka qëndruar me Rusinë, jemi në një udhëkryq shumë të madh…3 nëntori është një datë e një rëndësisë së veçantë dhe e vendos rajonin në binarët drejt integrimit evropian”, ka thënë Abazi.

Tutje ai tha se pozicioni i Kosovës për targat është i drejtë dhe i merituar.

“Pozicioni ynë për targat sot në parim është i drejtë dhe i merituar. Por arti i politikës dhe i diplomacisë duhet të na mundësojë që pozicionin tonë parimor ta përkthejmë në favor të interesit kombëtarë. Më shumë se sa targat e serbëve na duhet lëvizja e lirë e qytetarëve tanë drejt Sarajevës. Më shumë se tri dekada qytetarëve tanë i është ndaluar udhëtimi në drejtim të Bosnjë Hercegovinë. Propozojë që afati për targat të shtyhet deri më 31 dhjetor dhe në këtë mënyrë pamundësojmë tensionet në veri të vendit. Është e rëndësishme që ne ta shtyjmë datën deri më 31 dhjetor dhe t’i lëmë hapësirë procesit të Berlinit, i cili është sabotuar nga serbët dhe jo vetëm por nga të gjithë akterët e Ballkanit të Hapur”, ka thënë Abazi. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori