LAJMI I FUNDIT:

Ballkani pret Slavia Pragën në një ndeshje vendimtare për dy skuadrat për kalimin e grupit

Ballkani pret Slavia Pragën në një ndeshje vendimtare për dy skuadrat për kalimin e grupit

Rikthehen emocionet evropiane në vendin tonë, pasi Ballkani do të zbres në fushë për ndeshjen e pestë në grupet e Ligës së Konferencës.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me gjigantin çek Slavia Pragë në kuadër të xhiros së pestë së grupeve.

Do të jetë një ndeshje vendimtare për dy skuadrat që kanë nga katër pikë pas katër ndeshjeve të para dhe duan ta kalojnë grupin.

Suharekasit kërkojnë që të marrin pikë edhe ndaj Slavias, pasi këtë e bën ndaj Cluj e Sivasspor.

Të besuarit e Ilir Dajës janë përgatitur maksimalisht për këtë takim dhe fitorja eventuale do të bënte që të bëjnë një hap gjigant për kalimin e grupit.

Ndërkohë edhe mysafirët nga Praga kanë udhëtuar në Prishtinë për fitore, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbeteshin në garë për të kaluar nga Grupi G.

Ndeshja e parë mes dy skuadrave e zhvilluar në Pragë përfundoi 3:2 në të mirë të vendasve, përkundër një loje mjaftë të mirë nga skuadra kosovare.

Dueli mes Ballkanit dhe Slavia Pragës zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Fadil Vokrri dhe do të drejtohet nga gjyqtarët danezë në krye me Morten Krogh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Pse fitorja e Spanjës i vjen përshtati Shqipërisë, para ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve?

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Rodri mungon ndaj Shqipërisë, bëhet lojtari i parë që thyen rregullin e ri në Euro 2024

Përfaqësueset
Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Çfarë ndodhi mes Cole Palmer dhe Gareth Southgate pas ndeshjes Angli- Danimarkë

Përfaqësueset
Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Pse Kylian Mbappe nuk do të lejohet të mbajë maskën e tij për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Publikohet

Publikohet "njoftimi që do ta trondit botën e sportit" nga Endrick dhe fansat janë shumë të zhgënjyer

Përfaqësueset
Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Situata e Grupi B, ku bën pjesë edhe Shqipëria - gjithçka mbetet e hapur për pozitën e dytë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori