LAJMI I FUNDIT:

Samiti rajonal për sigurinë, paqen e ekonominë – deklarata e Kurtit, ambasadorit Hovenier, Peach e Mitchell  

Samiti rajonal për sigurinë, paqen e ekonominë – deklarata e Kurtit, ambasadorit Hovenier, Peach e Mitchell  

Nën organizimin e prestigjiozes The Economist, gjatë të martës në Prishtinë është mbajtur Samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit fokusi ishte tek agresioni ushtarak rus në Ukrainë, mungesa e energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në rajon e botë.


Sponsor medial i kësaj ngjarje për këtë vit ishte  Telegrafi.com

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në hapje të samitit ka folur për luftimin e korrupsionit në Kosovë, ku përmendi rastin Brezovica.

‘Gjyqtarë, biznesmen, politikanë e të afërm të tyre ishin të përfshirë në këtë rast, ku u sekuestruan shumë objekte të ndërtuara në atë zonë. Epoka e korrupsionit në shtet dhe mos ndëshkueshmëria e saj po i vie fundi’, tha Kurti.

Ai foli edhe për ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka dhënë qytetarëve lidhur me përballjen me inflacionin që ka prekur botën, ndërkaq duke folur për luftën në Ukrainë, përmendi edhe lidhjen e Serbisë me Rusinë, duke thënë se nëse Serbia do të ishte një demokraci e vërtetë, nuk do të ishte kërcënim i madh i paqes në rajonin tonë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

‘Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë lloj problemi në kuptimin e nënshkrimit të marrëveshjeve me aleatin e tij rus’, ka thënë Kurti.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se SHBA-ja është shumë e përqendruar rreth Ballkanit Perëndimor, që nga vitet e 90-ta.

“Prioriteti më i lartë i ynë është integrimi i vendeve në Bashkimit Evropian, e që është në interes të vetë vendeve dhe të SHBA-së. Ne mendojmë se çdo vend që është anëtarë i BE-së është një vend më demokratik”, tha Hovenier, raporton Telegrafi.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier

“Ne në tërë rajonin kemi shumë programe. Këtu në Kosovë kemi tri qëllime strategjike, pra ne e mbështesim Kosovën që të integrohet në vendet euroatlantike, kjo merr kohë. E dyta ka të bëjë me rritjen ekonomike dhe zhvillimin, e duhet të janë për të gjithë. Kurse e fundit, është sundimi i ligjit…”, tha Hovenier.

Në Samitin për sigurinë, ekonominë e paqen ishte edhe i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, i cili tha se lufta në Ukrainë është duke riformuar kornizën gjeopolitike.

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach

“Çdo kush që mendon se konkurrenca strategjike është konkurrencë për akademikët nuk është. Na nevojiten për tu përballur me këtë konkurrencë gjeostrategjike. Proceset demokratike që i përmendi kryeministri Kurti kanë rëndësi, siç janë lufta kundër korrupsionit, përparimi ekonomik etj”, tha Peach, duke shtuar se mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërkaq, ish-ndihmës sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell ka folur për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka thënë se lufta në Ukrainë është e qartë për të gjithë se është eventi gjeopolitik më i rëndësishëm prej Luftës së Ftohtë.

Mitchell ka shtuar se është e mundur që Vladimir Putin të përdorë armë nukleare. “Është e mundur që Putini të përdorë armë nukleare, çdo lloj arme duhet të jetë e ndërlidhur me ndonjë politikë të mirëfilltë. Të dy palët në konflikt duhet të fitojnë më shumë nga bisedimet sesa nga luftimet. Ukraina po fiton në teren në luftime, e nga aspekti ushtarak rusët janë duke dështuar”, tha Mitchell.

Ish-ndihmës sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell

Duke folur për ndikimin rus në Ballkan, Mitchell tha se Rusia gjithmonë ka provuar të shkaktoj trazira në regjion.

“Kur Rusia humb një luftë përcjellët nga dy gjëra: ndryshime në Rusi dhe në regjion. Roli rus në Ballkanin Perëndimor gjithmonë ka mbetur në kapacitetin për të shkaktuar trazira. Rusia do të kompensojë humbjet e tyre në Ukrainë duke shkaktuar jostabilitet në Ballkan”, tha Mitchell.

Ndryshe, në këtë samit kanë folur edhe ish kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i Financave, Hekuran Murati, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori