LAJMI I FUNDIT:

Nga kremacionet deri në festime: Një udhëtim në qytetin e shenjtë, të cilin duhet vizituar së paku një herë në jetë

Nga kremacionet deri në festime: Një udhëtim në qytetin e shenjtë, të cilin duhet vizituar së paku një herë në jetë
GettyImages

Varanasi është një ndër qytetet më të vjetra të banuara në botë, si edhe qyteti më i vjetër në Indi

Është qendër kulturore dhe religjioze e Indisë me mijëra vjet.


Sipas një legjende, qytetin në brigjet e lumit Gang, e ka themeluar Perëndia Shiva, transmeton Telegrafi.

Vlerësohet që në Varanasi gjenden 23.000 tempuj! Në tempuj hyhet pa këpucë, dhe në kohën e ndonjë solemniteti nuk u lejohet hyrja turistëve.

Shumica e tempujve të vjetër është shkatërruar në shekullin e 12-të dhe të tashmit datojnë nga shekulli i 18-të.

profimedia

Pjesa e vjetër e qytetit pranë bregut të lumit Gang ka shumë rrugë të ngushta gjarpëruese me dyqane të ndryshme dhe me tempuj të vegjël dhe të mëdhenj.

Këtu çdo gjë gëlon nga njerëzit, si vendas ashtu edhe turistë. Nëse vendosni për një shëtitje në qytetin e vjetër, që edhe madje nuk rekomandohet, merrni me vete një elektrik dore, sepse ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shpeshta.

Provoni të bëni pazar për produktet e mëndafshit, për të cilat është i njohur.

Pelegrinët bëjnë ceremonitë fetare në brigjet e lumit Gang, në një ndër 84 shkallët e gurit. Shkallaret janë ndërtuar me gurë të gjerë, që çojnë te lumi. Dhe derisa në disa prej tyre disa njerëz lahen, në të tjerat djegin të vdekurit e tyre dhe pluhurin e hedhin në ujë.

Imagjinoni të ngjiteni në një vrojtim me pamje nga lumi i shenjtë i Indisë për të parë qindra njerëz që kalojnë nëpër ujin me baltë për të larë mëkatet e tyre. Dhe pastaj imagjinoni të dëshmoni një ceremoni djegieje që po zhvillohet në brigjet e të njëjtit lumë. Këto janë vetëm dy nga gjërat thellësisht shpirtërore për të përjetuar në Varanasi, por kjo nuk është e gjitha.

profimedia

Si një nga qytetet më të vjetra në botë dhe qyteti më i shenjtë në Indi, Varanasi u ofron vizitorëve një pasqyrë intensive por magjike në hinduizmin dhe mënyrën lokale të jetesës.

Në mesin e hinduve ekziston një besim se larja në Gang pastron nga të gjitha mëkatet dhe se vdekja në Varanasi sjell shpëtim. Prandaj, shumë besimtarë vijnë në këtë qytet për të vdekur.

Një atraksion i njohur turistik në Varanasi është shëtitja me varkë në mëngjes në Gange. Më pas sheh pelegrinët që lahen në lumë dhe pas tyre ngrihen tempuj shekullorë. Kjo është një nga skenat më të famshme të lidhura me Indinë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur

Stil
Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Gjashtë këshilla për të rikthyer lumturinë pas momenteve të vështira

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Këshilla për një trup me muskuj të ndërtuar

Këshilla për një trup me muskuj të ndërtuar

Stil
Kalo në kategori