Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës lansuan sot raundin e 13-të të Programit të Bursave për Master të BE-së, i cili synon të përmirësojë punën e administratës publike dhe shërbimet që ajo ofron për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë duke ofruar arsim të lartë për nëpunësit e tanishëm dhe të ardhshëm civil.
Programi i njohur si Young Cell Scheme po ndihmon në harmonizimin e funksionimit të administratës publike të Kosovës me standardet e BE-së, duke ndihmuar kështu Kosovën të përparojë në rrugën e saj të integrimit në BE.
“BE-ja fillimisht filloi të mbështesë arsimin e nivelit master të shërbyesve civil në Kosovë në vitin 2004. Që atëherë, 364 nëpunës civil u arsimuan në fushat që i konsideronte më të nevojshme Qeveria dhe u kontribua shumë në punën e administratës publike në Kosovë dhe në cilësin e shërbimeve që ofron”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Ai shtoi se me fillimin e raundit të 13-të të Programit të Bursave për Master të BE-së, i cili do të përfshijë së paku 40 studentë të rinj dhe nëpunës civil, po vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në përmirësimin e administratës së saj publike dhe në aspektin për ta bërë atë jopolitike dhe më profesionale, transparente dhe të përgjegjshme
Ne inkurajojmë fuqishëm pjesëmarrjen e grave dhe komuniteteve joshumicë në program”, tha Szunyog.
Investimi i BE-së në 12 të parat dhe tre raundet e reja të Programit të Bursave Master do të arrijë në 15.3 milionë euro. Qeveria e Kosovës ka filluar bashkëfinancimin e programit që nga raundi i 11-të dhe me zotimin për tre raundet e ardhshme do të ketë investime 2.5 milionë euro në arsimimin e nëpunësve civil në universitetet e BE-së. Deri në vitin 2026, të paktën 470 persona nga Kosova duhet të përfitojnë nga programi.
“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të procesit të reformave të administratës publike, duke e shfrytëzuar projektin si një nga mundësitë më të mira që siguron dhe promovon transparencën dhe meritokracinë në shërbimin civil. Këtë projekt e konsiderojmë unik, sepse mundëson arritjen e njëkohshme të disa qëllimeve”, tha zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.
“Është investimi më i qëndrueshëm në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim, sepse ndryshe nga shumë projekte të tjera që kanë në fokus asistencën nga ekspertiza e jashtme, mundëson fuqizimin e agjentëve lokalë të ndryshimit brenda vendit dhe për më tepër brenda sistemit qeverisës.”
Programi i Bursave për Master i BE-së i obligon përfituesit e tij që të punojnë në një nga institucionet e Kosovës për të paktën tre vjet pas diplomimit. Tri raundet e ardhshme të programit do të zbatohen nga Universiteti Aristoteles i Selanikut nga Greqia, dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, nga Franca, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë
Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës
Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelensky: Në Zvicër do të shkruhet historia
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes