LAJMI I FUNDIT:

Ring Magazine publikon renditjen e boksierëve më të mirë: Wilder para Joshuas, nuk përfshihet Fury

Ring Magazine publikon renditjen e boksierëve më të mirë: Wilder para Joshuas, nuk përfshihet Fury

Deontay Wilder ka kaluar Anthony Joshua në renditje si numri një në peshat e rënda që nuk zotëron titull botëror, sipas revistës “Ring Magazine”.

Ish-kampionët e peshave të rënda ende besohet se janë dy nga boksierët më të mirë dhe kanë humbur vetëm nga kampionët e botës si Oleksandr Usyk, Tyson Fury dhe Andy Ruiz Jr, me këtë të fundit që renditet i katërti nga mediumi.


Usyk është kampion, kështu që kapërcen renditjen, ndërsa Fury që kishte një pensionim të shkurtër së fundmi, nuk u përfshi në listë.

Wilder është përpara Joshuas me gjasë për shkak të meçit të tij të fundit, pasi ka mposhtur Robert Helenius me nokaut në fillim të këtij muaji. Amerikani ishte nokautuar brutalisht nga Tyson Fury në të dyja përballjet e tij të fundit, por shpërtheu me një fitore mahnitëse ndaj Helenius, i cili pa dyshim kishte një pretendim për një renditje të lartë me WBA.

Pas Joshuas në numrin 3 është Joe Joyce, i cili së fundmi rrëzoi numrin shtatë në renditje, Joseph Parker në “AO Arena” në Mançester për të siguruar pozicionin e tij si sfiduesi i detyrueshëm në WBO. Pas tij është kundërshtari i ardhshëm i Wilderit, Ruiz, i cili sapo mundi Luis Ortizin; renditet i gjashti.

Në numrin pesë është Dillian Whyte, me britanikun që përballet me Jermaine Franklin më vonë këtë muaj, ndërsa lista plotësohet në numrin tetë, Filip Hrgovic pas fitores së tij ndaj numrit dhjetë Zhilei Zhang dhe në vendin e nëntë që gjendet Frank Sanchez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori