LAJMI I FUNDIT:

Gavi largohet me lot në sy nga fusha – Barcelona dhe Spanja në ankth

Gavi largohet me lot në sy nga fusha – Barcelona dhe Spanja në ankth

Barcelona është duke fituar 3-0 ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të javës së 11-të në La liga.

Pjesa e parë u dominua tërësisht nga katalunasit, që i shënuan golat nëpërmjet Ousmane Dembeles, Sergi Robertos dhe Robert Lewandowskit.


Por, Barcelona dhe Spanja duken se kanë marrë një lajm të hidhur, pasi në minutën e 34-të, Gavi ka pësuar lëndim serioz.

“Djaloshi i Artë” u detyrua ta lëshonte fushën, dhe në vend të tij u inkuadrua Franck Kessie.

Por, derisa po largohej, kamerat kanë kapur momentin ku ai shihet me lot në sy dhe duket se ka humbur shanset për të luajtur në Kupën e Botës që mbahet në më pak se një muaj.

Testimet do të tregojnë nëse Gavi do të mungojë në Kupën e Botës që mbahet në Katar dhe që fillon më 20 nëntor, mirëpo situata nuk duket e mirë. /Telegrafi/