LAJMI I FUNDIT:

Alternativa: Taravari përpiqet të arsyetojë gatishmërinë për të shpëtuar “zjarrin” e BDI-së dhe për të hyrë në qeveri

Alternativa: Taravari përpiqet të arsyetojë gatishmërinë për të shpëtuar “zjarrin” e BDI-së dhe për të hyrë në qeveri

Alternativa ka reaguar pas intervistës së U.D. Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, të dhënë për Radio Evropën e Lirë. Nëpërmjet një kumtese nga kjo parti shprehen se ai po përpiqet të arsyetojë gatishmërinë e tij për të shpëtuar “zjarrin” e BDI-së dhe për të hyrë në qeveri.

Nga partia Alternativa akuzojnë se Taravari para 10 muajve akuzonte Alternativën kur u bë pjesë e pushtetit, ndërsa tani është jokorrekte të flitet për kohezion dhe unitet.

“Duke e parë se U.D. Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari përpiqet që përmes një serie të paraqitjeve ta arsyetojë gatishmërinë e tij për ta shpëtuar “zjarrin” e BDI-së, dëshirojmë të kujtojmë se po ky politikan jo më larg se para 10 muajve e akuzonte për tradhti Alternativën kur hyri në qeveri. Andaj tash është jokorrekte, për të mos thënë më rëndë, të flitet për kohezion dhe unitet. Siç e di gjithë opinioni, ne hymë në qeveri për ta garantuar shumicën që e siguroi hapjen e negociatave me BE-në dhe për ta ruajtur kursin strategjik eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt qeverisë. Sidoqoftë, AlternAtivA si parti që nuk ka “plumba” për ASH-në, nuk mund të mos e përdor edhe mburojën nga këto taktizime hileqare kundër saj. Ndërkaq, sa i takon Shëndetësisë, kujtojmë se z. Taravari nuk mund të sillet sikur të ketë ardhur nga ndonjë planet tjetër, sepse opinioni e mban mend mirë se “arritja” e vetme e tij ishte thirrja populiste telefonike “Allo Taravari!”. Duke e ditur se cili ka qenë roli i tij për Qendrën Klinike, po kujtojmë se pikërisht për shkak të këtyre të ministrave të kaluar të Shëndetësisë, sot buxheti i shtetit rrezikohet të dëmtohet me 8.5 milionë euro mbi bazë të kamatave. Përfundimisht, AlternAtivA e ka shpëtuar shtetin nga orientimi i gabuar strategjik, por nuk do të lejojë në asnjë mënyrë që kjo qeveri të jetë shpëtimtare e karrierës së akëcilit politikan që ka nevojë për frymëmarrje artificiale pushtetore.”, thonë nga Alternativa.


Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori