129 persona janë arrestuar në një javë nga Policia e Shtetit, ndërsa janë realizuar 28 operacione.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar 450 shtetas: 129 janë arrestuar, 302 janë proceduar penalisht dhe 19 janë shpallur në kërkim.
Gjatë kësaj jave janë lokalizuar dhe kapur 26 shtetas në kërkim, nga të cilët 23 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
Janë finalizuar 28 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale, kryesisht në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe në fushën e narkotikëve.
Janë sekuestruar në total 13 armë zjarri, disa prej tyre të modifikuara dhe me silenciatorë, 4 armë gjahu, 2 thika, 2 mina me telekomandë, kapsolla detonatore, lëndë plasëse “C4”, municion luftarak, blindshpues dhe 2 radio si të Policisë.
Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 140 kilogramë kanabis, doza kokaine dhe kanabisi, bimë dhe fidanë narkotikë, mallra të ndryshme të kontrabanduara dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Dokumentimi, në kuadër të një hetimi proaktiv, i një banese të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, sekuestrimi i 78.2 kg kanabis, fidanëve e bimëve narkotike dhe i 2 armëve, si dhe arrestimi i 8 autorëve të dyshuar, ishin rezultatet e fazës së gjashtë dhe të shtatë të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, në Shkodër.
58.5 kilogramë kanabis dhe municion luftarak u sekuestruan nga Policia, në Krujë, gjatë operacionit “Fokusi”, në një banesë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila ishte përshtatur për përpunim dhe përgatitje për shitje të kanabisit.
Një arsenal armësh i përbërë nga 4 kallashnikovë, 3 pistoleta, silenciatorë, 2 mina me telekomandë, lëndë plasëse dhe municion luftarak, u sekuestrua gjatë operacionit “Prevention”, në Elbasan. U vunë në pranga 2 shtetasit që dyshohet se do t’i përdornin për të kryer vrasje për llogari të grupeve kriminale.
Një person që qarkullonte me armë zjarri ndërkohë që ishte në kërkim për mashtrim u vu në pranga nga Policia e Tiranës, gjatë operacionit “Zastava”. U sekuestruan një armë zjarri dhe municion luftarak.
Operacioni “Intensive” i zhvilluar nga strukturat e DVP Lezhë çoi në pranga një shtetas që fshihte armë zjarri në banesë dhe 4 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e drogave/alkoolit.
Policia e Tiranës ka finalizuar brenda 24 orëve, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. 5 punonjës të dy subjekteve call center të paregjistruara nga organet tatimore u vunë në pranga, 2 pronarët u shpallën në kërkim.
Gjithashtu, Policia e Tiranës ka finalizuar 2 operacione për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. U sekuestruan dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, u arrestuan 8 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë.
Një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale u godit nga Policia e Vlorës. U vunë në pranga 2 shtetasit që bashkëpunonin për shitjen e dozave kokainë dhe kanabis.
4 raste të veprimtarisë së paligjshme të lotarive të palejuara u goditën në Tiranë, Vlorë, Fier dhe Dibër. 5 shtetas u vunë në pranga, ndërsa 1 shtetas tjetër u shpall në kërkim.
Për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit janë finalizuar 2 operacione, në Tiranë dhe në Vlorë. 2 shtetas që transportonin emigrantë të paligjshëm u vunë në pranga.
522 000 euro të padeklaruara dhe mallra të kontrabanduara u sekuestruan gjatë operacionit “Eurot”, që u zhvillua në portin e Durrësit. U vu në pranga drejtuesi i autobusit ku u gjetën shuma e eurove dhe mallrat, si dhe 2 ndihmësit e tij.
Në kuadër të operacionit të koduar “Qafë Morinë” u arrestuan 2 shtetas që kaluan në PKK Qafë Morinë, mallra të kontrabanduara. Në pranga ranë edhe doganieri dhe dy punonjës të tjerë të Policisë Kufitare, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.
Për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes u finalizuan 3 operacione, në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. 3 autorët e dyshuar u arrestuan në flagrancë.
4 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale u kapën nga strukturat e DVP Durrës, në kuadër të operacionit “Wanted”, ndërsa 1 tjetër u kap nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “The night”.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv, ka ekzekutuar 24 masa të ndryshme sigurie, të caktuara nga Gjykata Vlorë, për falsifikim dokumentesh/formularësh, në kuadër të operacionit “Formulari”.
Në kuadër të operacionit “Rrjeti”, në Fier, u vu në pranga një 27-vjeçar, pasi ndiqej në kuadër të një procedimi proaktit dhe gjatë kontrollit iu gjetën doza kanabisi dhe iu sekuestruan pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave.
Strukturat e DVP Gjirokastër finalizuan operacionet “Forest” dhe “Transporter 3”, si rezultat i të cilëve u arrestuan 4 shtetas dhe u sekuestruan drogë, shuma të mëdha parash dhe sende të kundërligjshme, që iu gjetën në automjetet dhe banesat e tyre.
Janë evidentuar dhe goditur 23 raste të krimeve mjedisore dhe 30 raste në fushën e krimeve ekonomike.
Janë evidentuar dhe goditur 39 raste në fushën e narkotikëve, 9 raste në fushën e lojërave të fatit, si dhe janë ndjekur ligjërisht 39 raste të dhunës në familje.
Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 719 leje drejtimi, nga të cilat: 566 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 113 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 40 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Përmes përdorimit të alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 72 drejtues mjetesh, nga këta: 52 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 20 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 12 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.
Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 9 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 2 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, 1 shtetas për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe 1 shtetas tjetër për “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Janë evidentuar 4 raste të krimeve kundër personit, nga këto 1 vrasje me mjete shpuese dhe 3 plagosje me armë të ftohta. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm nga të gjitha strukturat policore në vend është bërë e mundur zbardhja e ngjarjeve, identifikimi dhe arrestimi i të gjithë autorëve të ngjarjeve të rënda kundër personit.
Njëkohësisht vijon puna e thelluar hetimore për grumbullimin e provave, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, kapjen dhe ndalimin e autorëve dhe personave të tjerë të përfshirë. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A