LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 dhe Gjilani kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive – formacionet zyrtare

Trepça ’89 dhe Gjilani kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive – formacionet zyrtare

Trepça ’89 është nikoqir i Gjilanit në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë pritet një ndeshje fantastike, me dy skuadrat që duan të rikthehen te fitoret.


‘Minatorët’ në tre ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një pikë dhe duan të rikthehen te fitoret.

Në anën tjetër Gjilani pësoi disfatë në mesjavë nga Drenica në shtëpi dhe kërkon këndelljen sot në Mitrovicë.

Formacionet zyrtare:

Trepça ’89: Kaçiu, Nimani, Rexhaj, Hana, Sahiti, Sekiraqa, Rahmani, Fazliu, Agustine, Peci, Mba.

Gjilani: Koliçi, Musolli, Jashari, Ramadani, Zeka, Torassa, Dabiqaj, Islami, Prekazi, Solomon, Hoxha.

/Telegrafi/