LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi konfirmon dëmtimin e Karim Benzemas, më shumë gjasa mungon ndaj Sevillas

Real Madridi konfirmon dëmtimin e Karim Benzemas, më shumë gjasa mungon ndaj Sevillas

Real Madridi ka njoftuar në faqen zyrtare se sulmuesi francez Karim Benzema ka probleme me lodhjen e muskujve.  

Problemi u zbulua nga stafi mjekësor i klubit dhe ende nuk është dhënë një vlerësim i mëtejshëm ku nuk dihet nëse Benzema do të mungojë në fushë ndaj Sevillas sonte.

Francezi ka luajtur 11 herë për Real Madridin këtë sezon dhe ka shënuar gjashtë gola dhe prej vitesh ka qenë shtylla kyresore sulmuese e klubit mbretëror.


Së fundmi ai fitoi ‘Topin e Artë’, i cili erdhi si qershia mbi tortë pas paraqitjeve fantastike në sezonet e fundit, në të cilat fitoi çdo trofe të mundshëm, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, duket se agjenda e ngjeshur e ndeshjeve ka ndikuar në shëndetin e Benzemas.

Që nga ardhja e tij në Madrid në vitin 2009, ai luajti më pak se 40 ndeshje vetëm në sezonin e tij të parë, por rikthimi në ekipin e Francës vitin e kaluar, ka bërë që ai të ketë më shumë ngarkesë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Gjejeni se kush jam unë" - lojtari francez befason të gjithë në tubim me Kombëtaren e Francës

Përfaqësueset
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Fitore e madhe e Manchester Cityt kundër Ligës Premier, paneli shpall të jashtëligjshme rregulloret që ndalonte ‘qytetarët’ të merrte sponsorizime

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Kalo në kategori