Mjekët janë të sigurt: Zgjidhja nuk është gëlltitja e tabletave kundër dhimbjeve, por ushtrimet!
Hernia diskale, shiatiku, osteoporoza dhe dhembjet e tjera të shpinës mund të sanohen me ndihmën e ushtrimeve themelore
Nëse vuani nga dhembjet shtyllës kurrizore, dëgjoni këshillën e mjekëve të mjekësisë kineze, të cilët konstatojnë që personat që vuajnë nga dhembjet e shpinës dhe osteoporozës nuk bën të vuajnë dhembjen.
Mirëpo, zgjidhja nuk është gëlltitja e tabletave kundër dhembjeve, por ushtrimet! – transmeton Telegrafi.
Qëllimi është largimi i dhimbjes, në mënyrë që të mos vuajë trupi. Dhembja mund të eliminohet vetëm me ushtrime!
Tani po ju sjellim pesë ushtrime themelore për shtyllën kurrizore të cilat me sukses zbusin dhembjen dhe lehtësojnë lëvizjet:
1. Shtrirja e shtyllës kurrizore
Lakoni shputat e këmbëve nën vithe. Uluni drejt dhe lakohuni para. Ky ushtrim do të shtrijë çdo unazë veçanërisht dhe do t’ju lirojë nga dhimbjet, si në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore ashtu edhe në pjesën e sipërme. Me ushtrime të rregullta mund të largoni krejtësisht dhembjen e shtyllës kurrizore.
2. Ushtrimi pranë murit
Ky ushtrim zbut dhembjen e kokës, tensionin në shpatulla dhe qafë. U rekomandohet atyre që vuajnë nga marramendja. Shtrijuni në shpinë, ndërsa këmbët mbështetni në mur. Duart mbani në stomak. Mbyllni sytë, merrni frymë në mënyrë të barabartë dhe përpiquni të largoni të gjitha mendimet e panevojshme. Pesë minuta në këtë pozicion zbusin tensionin e muskujve të shpinës dhe qafës, kurse dhembja e kokës zhduket shpejt.
3. Pozicioni i qenit
Qëndroni këmbadoras, shtylla kurrizore le të jetë paralel me dyshemenë. Fillimisht merrni frymë dhe kokën ngrijeni lart, ndërsa “uleni” stomakun. Më pas nxirrni frymën ndërsa lëvizni kokën poshtë dhe tërhiqni barkun brenda. Përsëriteni këtë 10 herë.
4. Shtrirja dhe përdredhja
Ky ushtrim ju ndihmon nëse keni dhimbje stomaku dhe dispepsi. Uluni në dysheme dhe drejtoni këmbët. Përkulni këmbën e majtë mbi të djathtën, më pas shtrihuni në të majtë. Duke u mbështetur në krah. Bëni të njëjtën gjë në anën e djathtë. Qëndroni në pozë për rreth 30 sekonda.
5. Poza flutur
Redukton dhimbjen në ije, lehtëson tensionin në këmbë dhe gjunjë.
Uluni në dysheme, drejtoni shpinën. Mblidhni këmbët tuaja së bashku te këmbët dhe tërhiqini ato drejt jush. Qëndroni në këtë pozicion për rreth 2 minuta.
Mos harroni se ne jemi të bekuar me një trup që rikuperohet lehtë dhe i përgjigjet me mirënjohje çdo ushtrimi. Prandaj, përpara se të merrni një qetësues, provoni një nga këto ushtrime.
Të gjitha ushtrimet për të lehtësuar dhimbjen e shpinës mund t’i shikoni në videon e mëposhtme:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A