Pos vështirësive të shumta në sektorin e arsimit, Komuna e Fushë Kosovës po e ka një hall tjetër. Brenda dy viteve, një drejtor i arsimit është shkarkuar e dy të tjerë janë dorëhequr, e tash, është emëruar drejtori i katërt për këtë periudhë.
Dy dhanë dorëheqje dhe një tjetër u shkarkua. Brenda 24 muajve, Komuna e Fushë Kosovës, tani është bërë me drejtorin e katërt në Drejtorinë e Arsimit.
Samir Shahini, ka qenë i fundit që dha dorëheqje nga kjo pozitë, vendim të cilin e arsyetoi me shkaqe personale, por siç shkroi ai, pak edhe profesionale.
I kontaktuar nga televizioni, Shahini, tha të mos ketë pasur ndikime nga kryetari i komunës, por nga eksponentë të tjerë.
Por, diçka tjetër po thotë asamblisti nga radhët e PDK-së, Mirsad Qyqalla.
“Normal përgjegjës për këtë pjesë duhet të jenë udhëheqësia, konkretisht kryetari aktual pasi një vit më parë ai u deklarua se nuk po mundet me gjet një menaxher të mirë por është absurde me mendu që në një qytet me 70 mijë banor mos me qenë një i mirë”, ka thënë Qyqalla.
Ndërsa, asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje po hedh disa akuza të tjera për arsyet e gjithë këtyre dorëheqjeve.
“Për shkak të mos efikasitetit në punë sa i përket arsimit në komunën e Fushë Kosovës duke i pasur parasysh edhe punësimet në konkurset publike, premtimet elektorale, punësimet e militantëve dhe mos koordinimet me partnerët e koalicionit”, ka theksuar Hasani nga Vetëvendosje.
Para Samir Shahinit dorëheqje nga e njëjta pozitë kishte dhënë edhe Islam Shabani por me arsyetim më direkt duke thënë që ka pasur mospajtime me kryetarin e Fushë Kosovës, Burim Berisha.
E para Shabanit, nga po e njëjta pozitë ishte shkarkuar Adnan Bullatovci duke mos u dhënë asnjë arsye nga komuna e Fushë Kosovës.
Drejtor i arsimit aktual është zgjedhur Fadil Krasniqi, por në ueb-faqen e komunës, si kryetar figuron ende Samir Shahini./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025