LAJMI I FUNDIT:

Studiuesit thonë se Facebook dhe TikTok po miratojnë reklama me dezinformata ‘flagrante’ rreth votimit në zgjedhjet e Kongresit në SHBA

Studiuesit thonë se Facebook dhe TikTok po miratojnë reklama me dezinformata ‘flagrante’ rreth votimit në zgjedhjet e Kongresit në SHBA

Facebook dhe TikTok kanë dështuar në bllokimin e reklamave me dezinformata “flagrante” në lidhje me atë se si dhe kur të votoni në zgjedhjet Kongresit amerikan që do të mbahen në nëntor si dhe për integritetin e procesit të votimit, sipas një raporti të ri nga mbikëqyrësi i të drejtave të njeriut Global Witness dhe Ekipi i Cybersecurity for Democracy, (C4D) në Universitetin e Nju Jorkut.

Në një eksperiment, studiuesit dërguan 20 reklama me pretendime të pasakta në Facebook, TikTok dhe YouTube. Reklamat ishin në shënjestër “të shteteve të fushëbetejës” si Arizona dhe Gjeorgjia.

Ndërsa YouTube ishte në gjendje të zbulonte dhe refuzonte çdo paraqitje testimi dhe të pezullonte kanalin e përdorur për t’i postuar ato, dhe sipas raportit dy platformat e tjera dolën dukshëm më keq, raporton CNN, transmeton Telegrafi.


TikTok i aprovoi 90 për qind të reklamave që përmbanin informacione haptazi të rreme ose flagrante, zbuluan studiuesit në fjalë, përderisa sipas këtij raporti, Facebook, kishte aprovuar “një shifër të konsiderushme”, edhe pse ishte shifër dukshëm më e ulët e ajo e TikTok.

Reklamat, të paraqitura në gjuhët angleze dhe spanjolle, përmbanin informacione që deklaronin se ditët e votimit do të zgjateshin dhe se llogaritë e mediave sociale mund të dyfishoheshin si një mjet për verifikimin e votuesve

Këto reklama përmbanin gjithashtu pretendime të krijuara për të dekurajuar pjesëmarrjen e votuesve, pretendime të tilla ku thuhej se rezultatet e zgjedhjeve mund të hakoheshin ose se rezultati ishte i paravendosur. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24 vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Teknologji
Kalo në kategori