Panairi i Bizneseve Shqiptare në Austri është një prej ngjarjeve kryesore të organizuara nga Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare – ku përmes kësaj ngjarje bizneseve u ofrohet mundësia që të paraqesin produktet e tyre përpara një numri të madh vizitorësh.
GERMIN ka përkrahur 15 biznese nga Kosova nga fusha e përpunimit të drurit, IT-së dhe ndërtimtarisë. Këto biznese patën mundësi takimi B2B me kompanitë e tjera, me qëllim të bashkëpunimit në të ardhmen.
Pjesëmarrja e kompanive nga Kosova është mbështetur nga projekti “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI” që implementohet nga Caritas Switzerland in Kosovo në partneritet me GERMIM. Gjithashtu, ky projekt përkrahu edhe pjesëmarrjen e agjencionit Kosovo Investment and Enterprise Support Agency – KIESA.
Bashkë-drejtori i GERMIN, Lirim Krasniqi, ka folur për projektet që organizata jonë i implementon që kanë qëllim lidhjen e diasporës me Kosovën. Kurse Luiza Sekiraqa nga Caritas Switzerland, ka prezantuar thirrjen për Projektet Investuese të Diasporës – që për qëllim ka nxitjen e partneriteteve biznesore midis bizneseve apo investitorëve nga diaspora dhe bizneseve vendore.
Folës në hapjen zyrtare të panairit ishte edhe organizuesi i këtij panairi, Yll Blakaj – Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri; Rozeta Hajdari – Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë; Lulzim Pllana – Ambasador i Kosovës në Austri; Roland Bimo – Ambasador i Shqipërisë në Austri; Skender Rama – Udhëheqësi i projektit Kosovo Compete Activity nga USAID; Kreshnik Shehu – Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?