LAJMI I FUNDIT:

Policia me bastisje në pesë lokacione në Prishtinë

Policia me bastisje në pesë lokacione në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bastisur pesë lokacione në Prishtinë lidhur me kontrabandimin me migrantë, ndërkaq bëhet e ditur se kanë konfiskuar revole, AK-47, fishekë, telefona etj dhe janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrantë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se bastisja është realizuar sot në orët e mëngjesit.

“Kontrabandim me migrantë. Prishtinë, 21.03.2022, 08:00. Lidhur me rastin njësitë policore me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë bërë bastisjen e pesë lokacioneve, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar tri revole të llojeve të ndryshme, një armë automatike AK-47, një armë karabinë, një kornizë druri, rreth 218 fishekë, 15 aparate telefonike si dhe para të gatshme rreth dy mijë e dyqind (2220) euro”, thuhet në raport.


Po ashtu janë identifikuar edhe 31 viktima të kontrabandimit me migrantë.

Pas përfundimit të bastisjes janë arrestuar gjashtë shtetas të Kosovës dhe katër shtetas të huaj dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori