LAJMI I FUNDIT:

Pse Milani është i interesuar për talentin shqiptar të Chelseat, sulmuesin Armando Broja

Pse Milani është i interesuar për talentin shqiptar të Chelseat, sulmuesin Armando Broja

Milani ka nisur bisedimet me rrethin e Armando Brojës dhe nuk është çudi që ata janë të interesuar për sulmuesin e talentuar të Chelseat.

Blutë thuhet se kanë vendosur një çmim prej 35 milionë euro për sulmuesin 21-vjeçar shqiptar, një tarifë e përballueshme për skuadrën kuqezi që ende kërkon një qendërsulmues që ta ketë për një kohë të gjatë.

Lëndimet këtë sezon kanë bërë që Milani të mbështetet shumë te sulmuesi veteran Olivier Giroud dhe është e qartë se klubi duhet të zgjidhë situatën në afatin e ardhshëm kalimtar nëse dëshirojnë të ruajë rritjen e tyre si skuadër.


Broja e kaloi sezonin e kaluar si huazim me Southampton, ku shënoi nëntë gola në 38 paraqitje, dhe së fundmi nënshkroi një marrëveshje të re gjashtëvjeçare me Chelsean pas kthimit në verë.

Ai ka luftuar që të ketë më shumë minuta më Chelsean këtë sezon, duke luajtur vetëm 165 minuta në Ligën Premier në tetë ndeshje.

Sulmuesi shqiptar në dukje do të ishte i përshtatshëm për skuadrën e Milanit të Stefano Piolit, duke qenë një i ri i talentuar dhe punëtor. Broja është fizikisht imponues, është 1.91 m i gjatë, ka përfundim të mirë dhe është i lumtur që luan një rol të rëndësishëm në ngritje.

Ai është gjithashtu shumë i fortë në ajër, i shpejtë me topin në këmbë dhe i gatshëm të gjurmojë në mbrojtjet kundërshtare.

Milani mund të humbasë Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic në verë, kur kontratat e tyre skadojnë, gjë që do t’i linte ata me vetëm Divock Origi dhe Marko Lazetic në sulm.

Pioli ka dëshmuar aftësinë e tij për t’i zhvilluar dhe për t’iu besuar lojtarëve të rinj dhe Broja i përshtatet në mënyrë të përkryer këtij modeli, duke e bërë atë një opsion tepër tërheqës për kuqezinjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori