LAJMI I FUNDIT:

Idrizi përgëzon ekipin e tij për ndeshjen ndaj Ballkanit pavarësisht humbjes së pësuar

Idrizi përgëzon ekipin e tij për ndeshjen ndaj Ballkanit pavarësisht humbjes së pësuar

Trepça ’89 u mposht me rezultat 2-0 në udhëtimin e vështirë në Suharekë ndaj Ballkanit.

Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.


Pas ndeshjes, trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi përgëzoi ekipin e tij për paraqitjen në pjesën e parë.

“Mendoj se në pjesën e parë, reaguam mirë dhe u munduam t’i mbulojmë të gjitha hapësirat ku sulmon Ballkani. Këtë e bëmë mirë dhe mendoj se duhet përgëzuar ekipit, ndërsa në të dytën u ndëshkuam herët nga një gabim. Jam i kënaqur me angazhimin, lojtarët treguan karakter dhe nuk u dorëzuan për asnjë moment”, ka thënë ai.

Tutje, Idrizi thotë se nuk është hera e parë që po akordohen penallti të tilla ndaj ’89-shit.

“Po ashtu, nuk është se dua të ankohem për referimin, por u akordua një penallti pas tre minutave. Kjo është e tepërt dhe nuk është hera e parë që po këto gjëra po i ndodhin Trepçës ’89 nga referat, pasi një penallti e tillë u akordua edhe në ndeshjen ndaj Gjilanit”, tha Idrizi.

Trepça ’89 janë në vendin e tetë në tabelë me 10 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori