LAJMI I FUNDIT:

Ramadani flet për situatën e rëndë te Gjilani: Rikthimi nuk varet nga ne

Ramadani flet për situatën e rëndë te Gjilani: Rikthimi nuk varet nga ne

Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi nga Drenica në kuadër të xhiros së 12-të në Albi Mall Superligë.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit u mposhtën para tifozëve të vet me rezultat 0-2, ku Drenica shënoi dy gola në fundin e ndeshjes.


Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ka folur pas ndeshjes duke analizuar humbjen e skuadrës së tij.

“Rezultati na çon të paragjykojmë shumë gjëra. Në përgjithësi ne luajtëm mirë, krijuam disa raste. Nuk arritën t’i shënojmë ato raste”.

“Drenica në bazë të analizave që i kemi bërë, e dimë se ka kundërsulm vrasës. Ne donim fitoren sepse nuk ishim të kënaqur me barazim. Në fund dështuam dhe kundërshtari na ndëshkoi me kundërsulm. Jemi bërë si një ekip 17-vjeçar. Kur pranojmë një gol, fiket ekipi, humb shpresa. Kur pranuam golin e parë morëm masa ekstreme për të barazuar dhe u ndëshkuam sërish. Nuk kishim as mbrojtje, as mesfushë e as sulm siç duhet, ishim të shpërndarë. Jo për fajin e futbollistëve e as shtabit teknik”, tha fillimisht Ramadani.

“Nuk mund ta fajësojmë vetëm sulmin sepse kishim disa goditje nga këndi dhe nuk ishim dominues në lojën në ajër. Ne kemi disa mbrojtës që luajnë mirë në ajër. Puna më e vështirë është të bëhet shënimi i golit. Por kur nuk je i qetë gjatë javës, normal që nuk mund të presësh që në ndeshje të jesh i koncentruar dhe të shënosh nga gjysmërastet”.

“Unë jam gjithmonë me futbollistët. Janë ata që unë jam sot. Nuk jemi pesimist duke menduar vetëm negativisht. Rikthimi nuk varet nga ne. Dita-ditës, ndeshje pas ndeshje, ekipi po lodhet edhe më tepër”, u shpreh trajneri shkupjan i Gjilanit.

Pas 12 ndeshjeve në elitë, Gjilani zë vendin e katërt në tabelë me 15 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori