LAJMI I FUNDIT:

Këshillat e “New 20” për Osteoporozën

Këshillat e “New 20” për Osteoporozën

Me plakjen e popullsisë dhe jetëgjatësi më të gjatë, osteoporoza është një problem global gjithnjë e më i zakonshëm. Është vlerësuar se një në 3 gra dhe një në 5 burra do të kenë frakturë “low impact” të shtyllës kurrizore, ijeve, legenit ose nyjeve të krahëve dhe këmbëve gjatë jetës së tyre. Fraktura “low impact” përkufizohet si frakturë që ndodh spontanisht ose me rënie jo më të madhe se lartësia në këmbë.

Më shpesh, shenja e parë që një pacient vuan nga osteoporoza është shfaqja e frakturës spontane. Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme të bëhet kontroll për osteoporozën me qëllim të diagnostikimt dhe trajtimt në kohë.

Te gratë rreth moshës 50 vjeç duhet të fillohet me kontroll parandalues, sepse rreziku i osteoporozës rritet ndjeshëm me menopauzën dhe uljen e hormoneve të estrogjenit në trup. Në mjekësinë estetike osteoporoza shkakton rënie të tonusit të fytyrës. Nëse vëreni rënie të menjëhershme të tonit të fytyrës (i cili mund të korrigjohet me aplikimin e fillerëve hialuronik) dhe nëse i përkisni kategorisë së moshës së rrezikut, ju rekomandojmë që paraprakisht t’i nënshtroheni një kontrolli për osteoporozën.


Ekzaminimi i detyrueshëm për osteoporozën rekomandohet te:
– gratë mbi moshën 65 vjeç
– gratë pas menopauzës më të reja se 65 vjeç, të cilat kanë rrezik të shtuar për osteoporozë;
– personat mbi 50 vjeç të cilët kanë pasur frakturë spontane që nuk është pasojë e traumës fizike;

Klinika jonë NEW 20’s ka një pajisje moderne për densitometrinë sasiore të kockave me ultratinguj, OSTEOSYS SONOST 2000, me ndihmën e së cilës mund të vlerësohet shpejt, lehtë dhe mbi të gjitha në mënyrë të sigurt densiteti kockor.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori