Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë qëndroi i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Ai tha se çështja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është çështje javësh.
Lidhur me këtë çështje Telegrafi ka pyetur qytetarët e Kosovës. Disa prej tyre janë shprehur optimist që kjo marrëveshje do të ndodhë këtë vit, kurse disa të tjerë u shprehen skeptik që kjo do të ndodhë.
Bajram Kastrati u shpreh i bindur se kjo marrëveshje do të ndodhë duke besuar fuqishëm në SHBA-të.
“Nëse pyetet Kosova dhe Serbia edhe 20 vjet nuk do të kishte marrëveshje. Mirëpo këtu po flet Amerika, siç erdhi dje zotëriu nga Amerika dhe iu dha mesazhe të qarta. Kështu që falë Amerikës do të ndodhë, Escobari një zotëri i vërtetë si të gjithë Amerikanët që janë që gjithmonë na kanë përkrahë”, tha ai.
Se janë intensifikuar përpjekjet ndërkombëtare për një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë e thotë edhe ish deputetja Melihate Tërmkolli.
Mirëpo ajo deklaroi se është e vështirë që kjo të ndodhë.
“Është e qartë se faktori ndërkombëtarë, në veçanti me SHBA-të, përmes emisarit Escobar po ashtu edhe BE-ja, i kanë intensifikuar përpjekjet për një marrëveshje finale. Tashmë mbase do të ketë edhe nje marrëveshje. Mirëpo kjo është bukur e vështirë. Por unë nuk e kam të çartë që presidenti Biden flet për njohje reciproke kurse Escobar thotë që njohën nga Serbia bënë të lihet edhe më vonë, cila është politika e vërtetë që e prezanton në këtë rast Amerika”, deklaroi Tërmkolli për Telegrafin.
Kurse qytetarja Zekije Nela, tha se duke e njohur Serbinë si është nuk beson shumë që do të ketë marrëveshje finale së shpejti.
“Jo nuk mendoj që do të ketë marrëveshje finale sepse Serbia luan lojëra siç ka bërë çdo herë dhe asnjë marrëveshje që e ka nënshkruar nuk e ka zbatuar. Por me trysninë e BE-së dhe të Amerikës duhet të vijë tek ndonjë marrëveshje”, tha ajo.
Mendimin e njëjtë me të e ndan edhe shoqja e saj Hyrije Krypa, ajo u shpreh që Serbia është tradhtare dhe bashkësia ndërkombëtare po e ledhaton atë.
“Mendoj se këtë vit nuk do të ketë marrëveshje sepse Serbia, gjithmonë ka qenë tradhtare. BE dhe Amerika po e ledhatojnë Serbinë”, u shpreh për Telegrafin ajo.
Optimist që marrëveshja do të ndodhë u shpreh edhe Ramadan Bllaca, ai tha se Serbia e din që nuk mund të qeverisë në Kosovë.
“Normalisht që do të ketë, sepse po i prinë kësaj pune Amerika e fortë. Serbia sovranitet nuk ka këtu, as Qeveri është e pamundur që Kosovën ta qeverisë Serbia”, tha ai.
Ndërkaq Fejzullah Gërbeshi tha se duke pasur parasysh se si po zhvillohen gjërat, do të ketë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sipas të gjitha gjasave duhet të ketë marrëveshje po foli nga ajo se si janë duke u zhvilluar gjërat. Perëndimi dhe Amerika i kanë dhënë rëndesi kësaj çështje. Duhet të shtyhet afati për reciprocitetin me targa ”, përfundoi Gërbeshi.
Përveç kësaj, dërguari i SHBA-së për dialogun po ashtu bëri të ditur se kanë kërkuar që të shtyhet për 10 muaj vendimi për targat.
Ai tha se lidhur me këtë nuk kanë marrë zotim nga Osmani dhe Kurti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?