LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qeveria Kurti me ligj dëshiron që t’i mbyllë bizneset e vogla, mijëra qytetarë do të mbesin pa punë

Krasniqi: Qeveria Kurti me ligj dëshiron që t’i mbyllë bizneset e vogla, mijëra qytetarë do të mbesin pa punë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në lidhje me diskutimin dhe propozimin e Qeverisë për të vendosur çmimet tavan në produktet bazë, ka thënë se parimisht janë kundër intervenimit të shtetit në vendosjen e çmimeve.

Sipas Krasniqit, kur ka nevojë për ndërhyrje të tilla, duhet të bëhen sipas kushtetutës, e jo në kundërshtim me të.

“Neni 119 i kushtetutës thotë qartë se duhet të ketë autoritete të pavarura që merren me intervenimin në treg në raste emergjente. Ministri nuk është organ i pavarur. Sot, nëse kish me hy ky ligj në fuqi, ne kishim për të pasur një ministre me aktakuzë e cila kishte për të përcaktuar cilat produkte munden qytetarët me i ble, cilat jo dhe me çfarë çmimi. Ky është diktat. Kjo mund të ndodhë në Kinë ose në Kubë, por jo në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.


Me këtë projektligj, Kryetari i PDK-së ka thënë se do të mbyllen shumë minimarkete të vogla e mijëra qytetarë do të mbesin pa punë.

“Deri tash, kjo Qeveri dhe as ministritë që e kanë si obligim primar, nuk kanë paraqitur asnjë evidencë se rritja enorme e çmimeve po shkaktohet nga abuzues të çmimeve. Në fakt, ka qenë vetë kjo ministre që ka thënë se e kanë gjetur fajtorin për rritjen e çmimeve, duke i shpallë fajtorë marketet e vogla të lagjeve për këtë gjë. Atëherë ju kam thënë se e paskët ndërmend për të bëni një ligj që i mbyllë këto markete dhe ja ku jemi sot, me pikërisht një propozim të tillë, i cili, fatkeqësisht, do të lë pa punë mijëra qytetarë”, ka shtuar ai.

Për më tepër, ai ka thënë se kjo është ndërhyrje direkte në tregun e lirë dhe shkelje e ligjit.

“Një prej parimeve bazë në deklaratën e pavarësisë së Kosovës, është ekonomia e tregut. Këtë bazament ju sot po dëshironi me e thy. Ju e keni ba një ligj që nuk ka as afat kohor as asgjë. Në rast se duhet me u rregullu tregu, kryesisht në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, për këtë qëllim Republika e Kosovës themelon organe të pavarura, jo Qeveria me i diktu çmimet”, ka thënë lideri i PDK-së.

Më tej, kryetari i PDK-së i ka përmendur refuzimet e vazhdueshme që i kanë bërë për Qeverinë.

“Ju kemi ftuar që një vjet me e heqë TVSH-në për çmimet esenciale, akcizën për naftë, që kishin me i ulë çmimet, keni refuzuar. E çka po bëni, tash e tutje dëshironi me ju tregu qytetarëve kur munden oriz e makarona me hangër”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Veteranët nga 1 janari marrin pension 204 euro, invalidët e UÇK-së me rritje nga 45 – 90 euro

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

Kjo është klinika ku gjejnë shërim sëmundjet e rënda

CIAR Medical Clinic
Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Ekonomi
Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Nga 90 deri në 940 euro rritje, kështu do të duket skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së

Ekonomi
Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Udhëto me çmime të lira drejt destinacioneve më të njohura evropiane!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori