LAJMI I FUNDIT:

Promovohet libri “Shqiptaria, miti, filozofia” i profesorit Rizvan Sulejmani

Promovohet libri “Shqiptaria, miti, filozofia” i profesorit Rizvan Sulejmani

Dje në lokalet e Gjimnazit të Sarajit “Klubi i Intelektualëve të Dervenit” (KID) organizoi promovimin e librit të prof. Rizvan Sulejmanit, “Shqiptaria, miti, filozofia” (Interlingua, Shkup, 2020, 262 fq.). Në këtë ngjarje të radhës të këtij asociacioni qytetar të pavarur folën dy recensentët prof. Enver Abdullahu nga UNT dhe prof. Ali Pajaziti nga UEJL.

Ata theksuan se vepra origjinale në fjalë temën formimit të idesë kombëtare ndër shqiptarë e shtjellon duke kapërcyer matricat dhe modelet interpretuese klasike, skematike, klishe që bazohen në teorinë sociologjikekonfliktuale në interpretimin e figurës së Skënderbeut, të kombit si krijim socio-kulturor dhe historik, të relacionit kombi-feja, etj.


Promotorët këtë vepër e cilësuan si një filozofi politike të mirëfilltë që fokuson ecurinë e shqiptarit nga epokat nebuloze ilire e arbnore në epokën mesjetare, të Rilindjes, e deri në shekullin XXI apo të multipolaritetit post-2014, të post-europianizmit, post-amerikanizmit etj. Një pikë sui generis e këtij punimi është theksi mbi tolerancën shqiptare të bazuar te sistemi i bashkësive fetare (mil-let), afirmimi i Skënderbeut si përbashkues i triadës fetare (islam, orthodoksi, katolicizëm), si nyje lidhëse e feve abrahamike të bazuara në monoteizëm e jo si luftëtar i Perëndimit kundër Lindjes apo “atlet i Krishtit”.

Sipas autorit identiteti është një gjë shumë komplekse, një pjesë e të cilit s’fshihet me shpuzë, kurse karta e së ardhmes për ne është “nacionalizmi globalist shqiptar”, pa frikë nga uni, duke ruajtur autenticitetin dhe inkluzivitetin ndaj diversitetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori