LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja amerikane e ashpër me kundërshtarët e reformës në drejtësi: “Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve. Mjaft më!”

Ambasadorja amerikane e ashpër me kundërshtarët e reformës në drejtësi: “Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve. Mjaft më!”

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim në fjalën e saj në 30-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh qartë se koha e atyre “që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë”, ka kaluar tashmë.

Në fjalën e saj, Kim ka shtuar se reforma në drejtësi po ecën përpara dhe po sjell rezultate.


“Ata që e kundërshtojnë këtë progres, duan ta kthejnë Shqipërinë në të kaluarën, në një kohë kur gjykatësit dhe prokurorët mund të bliheshin apo kërcënoheshin, në një kohë kur njerëzit e zakonshëm nuk besonin te drejtësia”, tha ambasadorja.

Më tej, gjatë fjalës së saj, Yuri Kim ashpërsoi tonet: “Të gjithë ata që duan ta zvarrisin në të kaluarën Shqipërinë, ju them “Mjaft, koha juaj ka ikur”. Koha e telefonatave, dhuratave dhe kërcënimeve ka mbaruar. I keni shijuar privilegjet, keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Kjo kohë ka përfunduar tashmë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori