Në fillim të seancës së sotme të qeverisë kroate, kryeministri Andrej Plenkoviq, shpalli vendimin për rritjen e pagës minimale nga 3750 HRK (457 euro) në 4220 HRK (559,7 euro).
“Shuma bruto do të jetë 700 euro nga 1 janari i vitit 2023. Deri në fund të mandatit, ne duam që paga mesatare të jetë 8200 HRK (1088 euro)”, tha Plenkoviq.
Ndërkohë, zhvlerësimi i pagës reale nga viti në vit është pasojë e inflacionit rekord. Çmimet e konsumit në gusht ishin 12.3 për qind më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në shtator inflacioni u përshpejtua në 12.8 për qind, raporton index.
Paga mesatare neto për muajin gusht të këtij viti ishte 6,594 HRK (875 euro), që do të thotë se gjysma e të punësuarve kishin më pak e gjysmë më shumë se ajo shumë.
Për periudhën janar-gusht të këtij viti, paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuar në persona juridikë ishte 7,583 HRK (1006 euro), që është nominalisht më e lartë për shtatë për qind dhe 2,3 për qind më e ulët në terma realë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Paga më e lartë mesatare mujore neto e paguar te personat juridikë për muajin gusht është paguar në transportin ajror në vlerë prej 13,091 kuna (1737 euro), ndërsa më e ulëta në prodhimin e veshjeve, 4,928 kuna (654 euro).
Paga mesatare mujore e paguar për orë neto për muajin gusht ishte 41.26 HRK (5.48 euro), që është 6.6 për qind më e ulët në krahasim me korrikun dhe 3.3 për qind më e lartë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Në gusht janë punuar mesatarisht 183 orë me pagesë, që është 9.6 për qind më shumë se në korrik. Numri më i lartë i orëve të paguara ishte në transportin ujor (193), dhe më i ulëti në kujdesin social pa akomodim (169). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDitët me fat kanë mbërritur në Neptun!
Proplus Call Center po vjen edhe në Gjilan!
Interes i madh – stoku po shteron! Volvo xc90 me zbritje 20,000€ vetëm për pak blerës të mbetur!
Ekzaminime falas për kancerin e gjirit në Albi Mall më 12 dhe 13 tetor
Ministri Zharku përuroj asfaltimin e rrugës Botushë - Koshare
FASAL paraqet inovacionet e reja në Global Albanian Gastronomy Festival
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës