LAJMI I FUNDIT:

Reagon MPJ Maqedoni: Kërkojmë ndjesë për lëshimin me flamujt në takimin me ministren Fajon

Reagon MPJ Maqedoni: Kërkojmë ndjesë për lëshimin me flamujt në takimin me ministren Fajon

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dalë me njoftim për gabimin e bërë gjatë vizitës së ministres sllovene në Shkup.

MPJ kërkon ndjesë për lëshimin siç thonë, pa dashje, gjatë përdorimit të flamurit të vogël në takimin tet-a-tet të të ministres Tanja Fanon me ministrin Bujar Osmani, i cili ishte një nga dhjetë simbolet shtetërore që u përdorën gjatë takimeve.

“Njëherazi na lejoni të ju informojmë se takimi dhe e gjithë vizita e Ministres, Fajon u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe miqësore, me porosi të rëndësishme që u shkëmbyen në takime, ashtu siç dhe u ndanë me opinionin”.


“Ndonëse nuk mund të ketë arsyetim për lëshimin e bërë, Ministrja me mirëkuptim të plotë e pranoi gabimin si të paqëllimshëm, pa asnjë ndikim në suksesin e takimeve dhe vizitës”.

“Informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme do t’i shtojë më tej kontrollet protokollare, me qëllim që në të ardhmen të mos të përsëritet lëshim i këtillë”, thonë nga MPJ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori