LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton trilerin me rikthim në kohën shtesë, njofton Dritën me humbje

Prishtina fiton trilerin me rikthim në kohën shtesë, njofton Dritën me humbje

Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Drita në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ismet Munishit ka marrë edhe fitoren e dytë radhazi duke treguar ngritje të formës, pasi ka fituar me rikthim në udhëtim te Drita.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte krejtësisht e barabartë me të dyja skuadrat që luanin sigurt, pa rrezikuar mbrapa.


Rastet ishin të pakta nga të dyja ekipet dhe pas 45 minutave, skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.

Në pjesën e dytë, ekipet ishin paksa më kërkuese, tentuan më shumë golin dhe pati më shumë aksion.

Drita mbeti në minutën e 60-të pa një lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq të Ron Brojës, i cili goditi me bërryl ndaj Leutrim Kryeziut.

Pas këtij kartoni të kuq u mendua se Prishtina do të ketë më të lehtë dhe filloi sulmet e njëpasnjëshme në kërkim të golit, duke rrezikuar dy herë.

Megjithatë, vendasit befasuan të gjithë duke gjetur golin të parët në minutën e 85-të me anë të mbrojtësit Prince Balde, i cili shënoi për 1-0.

Prishtina arriti të kthehet në lojë në minutat shtesë duke shënuar fillimisht me Shefit Shefitin (90+1) për barazimin 1-1, ndërsa Kryeziu (90+4) shënoi nga penalltia golin e fitores 1-2.

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e tretë me 18 pikë, ndërsa Drita mbetet e para me 27 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Drita e pret Ferizajn, ndërsa Prishtina është nikoqire e Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League

"Kapitulli Nico ka përfunduar, ai dëshiron të vazhdojë këtu" - presidenti i Athletic Bilbaos sërish mesazh Barcelonës

La Liga
Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Premier League

"Broja është jashtë, Uzuni vjen në vend të tij" - Sylvinho flet për ndryshimet dhe kthimin e sulmuesit që mbeti jashtë Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori