LAJMI I FUNDIT:

Ursula von der Leyen: Sulmet e reja ruse mbi Ukrainë, terror i pastër

Ursula von der Leyen: Sulmet e reja ruse mbi Ukrainë, terror i pastër

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se sulmet ruse me dronë dhe raketa mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës janë “terror i pastër” dhe “krime lufte”.

Kujtojmë që mbrëmë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha se forcat ruse kanë shkatërruar 30 për qind të termocentraleve ukrainase që nga 10 tetori, kur filloi vala e re e sulmeve raketore mbi Ukrainën, transmeton Telegrafi.

“Mbrëmë kemi parë që Rusia qëllimisht ka për objektiv infrastrukturën civile. Ky veprim ka shënuar kapitullin e ri në luftën mizore. Rendi ndërkombëtar është shumë i qartë. Janë krime lufte”, shtoi von der Leyen.


“Sulmet mbi infrastrukturën energjetike kanë për qëllim që burrat, gratë dhe fëmijët të ballafaqohen me mungesë uji, energjie elektrike dhe ngrohjes në kohën kur po vjen dimri, është terror i pastër dhe kështu duhet ta quajmë”, shtoi e parë e Këshillit Evropian.

Kujtojmë që në këto sulme mbi qytetet ukrainase, rusët përdorën dronët iranian Shahed-136, të cilët i kishte porositur nga Teherani dhe që njihen si dronë kamikazë.

Ata janë të punuar enkas për të shkaktuar sa më shumë dëme, dhe ashtu edhe veproi Rusia gjatë sulmeve në Ukrainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori