LAJMI I FUNDIT:

Snajperistja e njohur ukrainase martohet në vijën e frontit

Snajperistja e njohur ukrainase martohet në vijën e frontit

Nuk ka gjasa që ukrainasi Yevgeny Stipanyuk, të harrojë që t’i urojë gruas përvjetorin e martesës!

Ai u martua saktësisht në ditëlindjen e tij, që ndryshe në po atë ditë festohet edhe dita e mbrojtëse dhe dyshja ndërruan unazat në vijën e frontit në Kharkiv.


As partnerja e tij nuk është një vajzë e zakonshme. Dashuri të pafundme i premtoi spajperistes Yegney Emerald, që është pjesë e ushtrisë ukrainase dhe njihet me emrin e koduar Jovanka Orleanka.

Ceremonia e martesës është mbajtur në pyll, e mysafirët e vetëm ishin kolegët e tyre ushtarë – ndërsa i martoi një gjeneral i paemëruar, transmeton Telegrafi.

Snajperistja e re shkëlqente në fustanin e saj të bardhë derisa dhëndri ishte në uniformë ushtarake. Fotografitë e dasmës së pazakontë janë shpërndarë në rrjetet sociale, e përmes Instagramit është deklaruar edhe Yevgeny.

“Sot zyrtarisht jam bërë gruaja e ushtarit. Nuk kam mundur të paramendojë martesë më të bukur! Është një ditë e veçantë”, shkroi snajperistja – duke shtuar se ceremonia martesore ishte e shpejtë dhe modeste.

Dyshja janë njohur në vijën e frontit pak pas fillimit të pushtimit rus në Ukrainë. Ndërkaq në gusht njoftuan se janë fejuar.

Në profilin e saj në Instagram, mund të shihet se para fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, ka qenë një vajzë e rëndomtë, merrej me bizhuteri, por brenda nate gjithçka ndryshoi tek ajo.

Qysh në ditën e parë të luftës pozoi me armë në kuzhinë dhe shkroi se synon të qëndrojë dhe të luftojë, dhe se nuk mbështet ata bashkëkombës që me të dëgjuar shpërthimin e granatave të para, paketuan valixhet dhe u larguan. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Fun
Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Interesante
Krijesa e çuditshme e regjistruar në një park amerikan habiti të gjithë që e panë

Krijesa e çuditshme e regjistruar në një park amerikan habiti të gjithë që e panë

Interesante
Vizatimi i nigerianit shënon rekord si më i madhi në botë

Vizatimi i nigerianit shënon rekord si më i madhi në botë

Interesante
“Pinguini perandor” kapet pasi kishte bërë një rrugëtim rreth 3500 kilometra drejt Australisë

“Pinguini perandor” kapet pasi kishte bërë një rrugëtim rreth 3500 kilometra drejt Australisë

Interesante
Kalo në kategori