LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale brenda familjes në Obiliq

Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale brenda familjes në Obiliq

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për personin i cili dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale brenda familjes.

Lidhur me këtë rast, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë për Telegrafin se personi i ndaluar ndaj të cilit është kërkuar masa e paraburgimit është i moshës madhore.

“Referuar pyetjeve tuaja, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person i dyshuar (madhor), për shkak të veprës penale “Marrëdhëniet seksuale brenda familjes”, sipas KPRK-së dhe ndaj të njëjtit është ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj.


Ajo ka shtuar se kjo çështje ndërlidhet me rastin e raportuar më 25 korrik 2022, në komunën e Obiliqit, mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rastit, nuk mund të japim informata të tjera, dhe se rasti vazhdon të jetë në hetime.

Ditë më parë policia njoftoi se kishte arrestuar një person në fshatin Plemetin në Obiliq.

“Marrëdhënie seksuale brenda familjes. Fsh. Plemetin, Obiliq 25.07.2022-06:00. Lidhur me rastin, me 14.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull dhe i njëjti pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori