LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës prezanton planin operativ për sigurinë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Policia e Kosovës prezanton planin operativ për sigurinë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Policia e Kosovës ka finalizuar planifikimet dhe urdhrin operativ për të siguruar mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Policia ka parashikuar masa të gjithanshme për të garantuar rendin dhe qetësinë gjatë këtij procesi demokratik.

Struktura e planit operativ

Plani operativ është i ndarë në katër faza kryesore:


Periudha parazgjedhore: Përgatitje dhe vlerësime të sigurisë.

Fushata zgjedhore: Angazhimi për garantimin e sigurisë gjatë aktiviteteve zgjedhore.

Dita e zgjedhjeve: Sigurimi i qetësisë dhe rendit gjatë procesit të votimit.

Pas zgjedhjeve: Transporti i materialeve zgjedhore nën mbikëqyrjen e Policisë deri në përfundimin e procesit.

Aktualisht, faza e parë është përfunduar, ndërsa faza e dytë, që përfshin mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore, është duke u zbatuar.

Objektivat kryesore të planit

Siguria publike: Krijimi i një klime të qetë për qytetarët dhe mbajtja e rendit gjatë të gjithë procesit zgjedhor.

Mbikëqyrja e infrastrukturës zgjedhore: Sigurimi i qendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, qendrës së numërimit dhe depove qendrore.

Transporti i materialeve zgjedhore: Përcjellja dhe sigurimi i materialeve të ndjeshme zgjedhore deri në përfundimin e procesit.

Luftimi i veprave penale: Ndjekja dhe procedimi i veprimeve të paligjshme që dëmtojnë të drejtën e votimit, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit.

Bashkëpunimi me institucionet dhe qytetarët

Policia e Kosovës ka forcuar bashkëpunimin me Prokurorinë dhe KQZ-në, duke caktuar hetues rajonalë dhe koordinatorë për trajtimin e rasteve që lidhen me zgjedhjet. Po ashtu, janë dhënë udhëzime të detajuara për të gjithë zyrtarët policorë mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Policia bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo rast të dyshimtë ose të paligjshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor në numrat: 192 ose 038 550 999, në adresën info@kosovopolice.com, ose në stacionin më të afërt policor.

Policia e Kosovës rithekson përkushtimin për të vepruar me profesionalizëm dhe transparencë, duke garantuar një proces zgjedhor të sigurt dhe demokratik për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Shala: Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është i mundshëm, FSK-ja ka doktrinë amerikane

Shala: Anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO është i mundshëm, FSK-ja ka doktrinë amerikane

Siguri
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?

Lajme
Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Në Prishtinë konfiskohen rreth 25 kg marihuanë, arrestohen katër të dyshuar

Kronika e Zezë
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Kalo në kategori