LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ferizajasi, pasi kishte shtënë me armë në një lokal

Arrestohet ferizajasi, pasi kishte shtënë me armë në një lokal
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi kishte shtënë me armë në një lokal.

Siç njofton policia në të njëjtin lokal janë sekuestruar gëzhoja të fishekëve dhe një pistoletë gjithashtu. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast nga i dyshuari kanë sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, ndërsa në dyshemenë e lokalit kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Telegrafi/