Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj që ta furnizojnë atë me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione pasi Rusia rriti përdorimin e “dronëve kamikazë” në sulmet e saj brutale kundër këtij vendi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kievi thotë se Moska ka përdorur “dronë kamikazë” të furnizuar nga Irani në sulmet kundër Kievit, Vinnytsias, Odesas, Zaporizhzhias dhe qyteteve të tjera anembanë Ukrainës në javët e fundit dhe u lut vendeve perëndimore që të rrisin ndihmën e tyre përballë sfidës së re.
Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në konflikt që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në fund të shkurtit, por përdorimi i tyre është rritur që kur Moska bleu dronët e rinj nga Irani gjatë verës.
Por çfarë janë dronët kamikazë?
Dronët kamikaze, ose dronët vetëvrasës, janë një lloj sistemi i armëve ajrore.
Ata njihen si një municion bredhës sepse janë në gjendje të presin për ca kohë në një zonë të identifikuar si një objektiv i mundshëm dhe të godasin vetëm pasi të identifikohet një mjet armik.
Ata janë të vegjël dhe mund të lëshohen lehtësisht, por përparësia e tyre kryesore është se janë të vështira për t’u zbuluar.
Ata janë krijuar për të goditur linjat e armikut dhe shkatërrohen gjatë sulmit – ndryshe nga dronët ushtarakë më tradicionalë, më të mëdhenj dhe më të shpejtë që kthehen “në shtëpi” pasi kanë hedhur predhat.
Cilët dronë po përdor Rusia në Ukrainë?
Ushtria ukrainase dhe inteligjenca amerikane thonë se Rusia po përdor dronë sulmues të prodhuar nga Irani.
Zyrtarët amerikanë i thanë CNN në korrik se Irani kishte filluar të shfaqte dronët e serisë Shahed në Rusi në aeroportin Kashan në jug të Teheranit muajin e kaluar.
Dronët janë të aftë të mbajnë raketa të drejtuara me saktësi dhe kanë një ngarkesë prej afërsisht 50 kilogramë.
Në gusht, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia i kishte blerë këta dronë dhe po trajnonte forcat e saj se si t’i përdornin ato.
Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rusia ka porositur 2,400 drone Shahed-136 nga Irani.
Ndërkohë Irani ka hedhur poshtë sërish akuzat se ka furnizuar Rusinë me armë “për t’u përdorur në luftën në Ukrainë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit
Stuhi e fuqishme goditi Italinë - tornadoja mori gjithçka në një plazh në Toskanë
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?
Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh