LAJMI I FUNDIT:

Laboratori i drogës në Shkodër, shkon në 26 numri i të arrestuarve – babë e bir shisnin kanabis nëpër qytet

Laboratori i drogës në Shkodër, shkon në 26 numri i të arrestuarve – babë e bir shisnin kanabis nëpër qytet

Ka shkuar në 26 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Qarku”, i cili zbuloi një javë më parë një shtëpi bari në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Sipas policisë sot janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë ( babë e bir) V. N., 49 vjeç dhe S. N., 25 vjeç (babë e bir), banues në lagjen “Guerile”, autorë të dyshuar të veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.


“Ndërkohë janë shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. A., 31 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. N., 49 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit V. N.)”, thuhet në njoftim.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar tri pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg.

Gjithashtu në banesën e të arrestuarve është gjetur edhe 1 armë sportive.

“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit S. N., shërbimet e Policisë i gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit dhe prindërve të tij, shtetasve V. N. dhe V. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 3 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.5 kg dhe një armë sportive. Ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit P. A”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori