LAJMI I FUNDIT:

Teatri apo kinematë prijnë për shikueshmëri në Kosovë? ASK publikon statistikat e kulturës për vitin 2021

Teatri apo kinematë prijnë për shikueshmëri në Kosovë? ASK publikon statistikat e kulturës për vitin 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e kulturës për vitin 2021.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës ishte 108 shfaqje teatrale dhe reprizë, derisa kishte 6 278 shikues, numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e Fëmijëve


“Dodona” ishte 101 shfaqje teatrale dhe reprizë, me 4 829 shikues, numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin Oda ishte 75 teatrale dhe reprizë, me 4 392 shikues.

Ndërsa në Galerinë e Arteve janë realizuar 27 ekspozita dhe një numër prej 41 400 vizitorëve.

Numri i filmave të shfaqur në Kinemanë “Cineplexx” ishte 121, prej tyre 2 filma vendorë dhe 119 filma të huaj teksa numri i shikuesve ishte 144 427.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë “Dokukino-Dokufest” ishte 234, prej tyre 25 filma vendorë dhe 209 filma të huaj. Numri i shikuesve ishte 6 000.

Ndërkohë, në kinemanë “Jusuf Gërvalla” ky numër ishte 97, prej tyre 17 filma vendorë dhe 80 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 4 600.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 757 863, ndërsa numri i lexuesve ishte 52 929. Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 65, ndërsa numri i vizitorëve ishte 46 392./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori