LAJMI I FUNDIT:

Autoritetet ushtarake ukrainase: Më shumë se gjysma e ushtarëve të plagosur rusë, nuk po i mbijetojnë plagëve

Autoritetet ushtarake ukrainase: Më shumë se gjysma e ushtarëve të plagosur rusë, nuk po i mbijetojnë plagëve

Për shkak të cilësisë së dobët të kujdesit mjekësor dhe hezitimit të komandës ruse për të evakuuar të plagosurit rëndë në Rusi, vdekshmëria mes tyre kalon 50 për qind, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm njofton se, sipas informacioneve të disponueshme, një numër i madh i të plagosurve po shtrohen në objektet mjekësore në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës.

Këtë javë, rreth 100 persona të plagosur u pranuan në një nga spitalet në Donetsk.


Spitalet janë të mbipopulluara në qytetin Tokmak, rajoni i Zaporozhzhias.

Sipas informacioneve nga banorët vendas, civilët nuk pranohen në spitale për shkak se mjekët janë të mbingarkuar dhe ka mungesë të shtretërve spitalorë.

“Për shkak të cilësisë së dobët të ndihmës mjekësore dhe refuzimit të komandës së forcave pushtuese ruse për të evakuuar të plagosurit rëndë në Rusi, shkalla e vdekshmërisë në mesin e personelit të tyre ushtarak të plagosur kalon 50 për qind”, thuhet në njoftimin e Shtabit të Përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Ukraina kundër rusëve tani po e shfrytëzon armën e njohur si 'Dragon' - ajo shkakton zjarr me temperaturë prej 2400 gradë Celsius

Evropa
Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Vendimi për dënimin e Trumpit shtyhet deri pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Amerika
Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Aktivistja amerikane qëllohet për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor

Azia
Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës e krahasoi urdhrin e arrestit kundër Putinit me ato të Millosheviqit, Karaxhiqit e Mlladiqit

Evropa
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite tërhiqet nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Azia
Kalo në kategori