LAJMI I FUNDIT:

Panadic flet pas debutimit në krye të Ferizajt: Së bashku do t’ia arrijmë qëllimit

Panadic flet pas debutimit në krye të Ferizajt: Së bashku do t’ia arrijmë qëllimit

Andrej Panadic ka debutuar si trajner i Ferizajt, ku pësoi humbje 2-1 në udhëtim te Prishtina.

Trajneri kroat ditë më parë mori drejtimin e klubit ferizajas dhe nuk kishte shumë kohë për të punuar me skuadrën.


Gjithsesi ai ka folur për duelin e humbur nga Prishtina ku është i bindur se do t’ia arrijnë qëllimit të mbeten në elitën e futbollit kosovar.

“Me njerëzit e klubit kemi thënë se bashkë do t’ia arrijmë qëllimit. Kur kam dëgjuar ambiciet e klubit kam ardhur me dëshirë të madhe. Sa i përket ndeshjes së parë, duhet të them se dallimi është i madh kur luan në bar sintetik dhe në bar natyral. Ky nuk është arsyetim, por neve na u desh të përshtatemi me fushën nga 20 deri në 25 minuta”.

Trajneri kroat tha se përkundër zërave që Prishtina është në krizë ai nuk e pa një gjë të tillë, derisa i mbetet të përmirësohen në disa aspekte.

“Po thonë se Prishtina ka krizë, por unë nuk pash krizë te Prishtina. Tani neve na duhet të përmirësohemi në disa aspekte. Besoj se do të jemi shumë më mirë”, deklaroi Panadic pas ndeshjes.

Ferizaj është e fundit në tabelë me vetëm tetë pikë pas 11 ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori