LAJMI I FUNDIT:

Kosova U18 shënon fitore ndaj Britanisë së Madhe

Kosova U18 shënon fitore ndaj Britanisë së Madhe

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë në IHF Trophy për zonën evropiane.

Të premten (sot) pasdite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova U18 fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 17:15.

Ndeshja ishte e fortë, sidomos në mbrojtje, ndërsa këtë e dëshmon edhe numri i golave të shënuar. Olsi Mulaj udhëhoqi Kosovën duke shënuar më shumë se gjysmën e golave (9). Noah Sanyal shënoi gjashtë gola për Britaninë e Madhe. Ndërkohë Gjeorgjia U18 ka shënuar fitore të pritur ndaj Shqipërisë. 38:13 në të mirë të Gjeorgjisë ishte rezultati në fund.

Gjeorgjia ka tri fitore dhe udhëheq në tabelë me gjashtë pikë. Bullgaria dhe Kosova i kanë nga 4 pikë. Britania e Madhe i ka dy pikë, kurse Shqipëria mbetet pa pikë.
Ndeshjet e fundit janë edhe vendimtare për titull të kampionit.

Të shtunën prej orës 12:00 takohen Britania e Madhe dhe Bullgaria, ndërsa Kosova e Gjeorgjia luajnë prej orës 16:00. Djemve tanë u duhet përkrahja në palestër, andaj jeni të ftuar që ata t’i përcillni nga afër.

Në trend Sport

Më shumë
Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Bundesliga
Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ligat tjera
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Liga e Kampionëve
Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori