LAJMI I FUNDIT:

Biden do ta takonte Putinin, por jo për luftën e Ukrainës

Biden do ta takonte Putinin, por jo për luftën e Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se nuk ka parë ndonjë lëvizje nga presidenti rus, Vladimir Putin për lirimin e yllit të basketbollit amerikan për femra, Brittney Griner.

“Jo nga Putin”, tha Biden kur u pyet nëse kishte parë ndonjë veprim në rastin e Grinerit.

Duke folur me Jake Tapper të CNN, i pari i shtetit amerikan pohoi se do të ishte i gatshëm të takonte Putinin në samitin e ardhshëm të G20 në Indonezi nëse ai do të ishte i gatshëm të diskutonte lirimin e basketbollistes.


“Nuk kam ndërmend të takohem me të. Por për shembull, nëse ai do të vinte tek unë në G20 dhe do të thoshte se dua të flas për lirimin e Grinerit, do të takohesha me të. Dua të them, do të varet”, tha Biden.

Ndërkohë, Biden u tha gazetarëve të mërkurën se sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës civile ukrainase ishin brutale dhe “përtej zbehjes”.

Një ndihmës i Kremlinit iu përgjigj Bidenit duke thënë se “nuk e ka ndërmend të takohet” me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë të mërkurën se Moska “kurrë nuk refuzon negociatat dhe çdo kontakt të dobishëm ndërkombëtar”, sipas medias shtetërore RIA Novosti.

“Ne kurrë nuk e kthejmë një dorë të shtrirë. Nëse ndiejmë dhe kuptojmë se një partner për një arsye ose një tjetër nuk dëshiron të takohet, ne nuk imponohemi”, u tha gazetarëve ndihmësi i Putinit për politikën e jashtme, Yury Ushakov.

Kur u pyet nëse Putin do të merrte pjesë në samitin e G20 që do të zhvillohet në nëntor në Indonezi, Ushakov tha se “ka ende shumë kohë për të vendosur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Lista e ndihmave ushtarake për Ukrainën, top 10 shtetet që e ndihmuan në luftën kundër Rusisë

Lista e ndihmave ushtarake për Ukrainën, top 10 shtetet që e ndihmuan në luftën kundër Rusisë

Botë
Pas sulmit raketor në Odesa, reagon Zelensky: Rusia është e intersuar vetëm në luftë

Pas sulmit raketor në Odesa, reagon Zelensky: Rusia është e intersuar vetëm në luftë

Evropa
Gjermania nuk ndryshon e vendimin, nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi

Gjermania nuk ndryshon e vendimin, nuk do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi

Evropa
Tre vendet nordike shpërndajnë broshura për qytetarët se si t'i mbijetojnë luftës

Tre vendet nordike shpërndajnë broshura për qytetarët se si t'i mbijetojnë luftës

Evropa
Një ditë më parë raportoi se Franca dhe Britania lejuan Ukrainën të përdorë raketat SCALP/Storm Shadow – tani Le Figaro e përditëson artikullin

Një ditë më parë raportoi se Franca dhe Britania lejuan Ukrainën të përdorë raketat SCALP/Storm Shadow – tani Le Figaro e përditëson artikullin

Evropa
Kalo në kategori