Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:45, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Tutje sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë. Në aksident janë përfshirë dy vetura ndërkaq pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Borovci po ashtu tregoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251