LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Për herë të parë Kosova nuk ka parti, lëvizje apo grup parlamentar që është anti-dialog

Haziri: Për herë të parë Kosova nuk ka parti, lëvizje apo grup parlamentar që është anti-dialog

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi se parimet e këtyre bisedimeve janë që nuk ka marrëveshje të pjesshme, derisa  nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Marrëveshja duhet të jetë juridikisht e qartë”, tha Haziri, një prej protagonistëve edhe në bisedimet e Kosovës në Vjenë, kur diskutohej statusi përfundimtar i Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e vendit në vitin 2008.

Haziri deklaroi se bisedimet e nisura që nga koha kur shefe e BE-së për Politike të Jashtme e Siguri ishte  baronesha Catherine Ashton, janë përcjellë nga gjuha me dykuptimësi.

“Tani, disa nga këto marrëveshje të propozuara, që po fliten, kanë qenë të propozuara edhe në bisedimet e Vjenës”, tha ai në RTK.

“Është propozuar që Kosovës t’i jepet status i veçantë e jo i qartë, me të cilin Serbia do të pajtohej, që Kosova të integrohej në organizatat ndërkombëtare. Por ajo që e kishte thënë ish- presidenti Ahtisari me gjuhë të plotë e të qartë ishte se ‘nuk ka gjysmë shtatzëni, pra ose duhet të lind një shtet ose nuk do të lind asgjë”.

Megjithatë, Haziri tha se pranimi i Kosovës nga ana e Serbisë po ndodhë, sepse çfarëdo marrëveshje që nënshkruan, është një lloj pranimi indirekt.

Sidoqoftë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, duke folur për transparencën në bisedimet Kosovë-Serbi, tha se iniciativa të tilla krijojnë një momentum dhe, sipas tij, po shihet se po shkohet drejt një situate krejt të re politike.

“Dhe tashmë kryeministri e ka kuptuar se transparenca është pjesa më e vogël e negociatave karshi atyre që i ka në negociata, sepse nuk janë gjithmonë të hapura, të njohura dhe nuk bëhen shumë publike”, tha Haziri.

Ai deklaroi se sa i përket kësaj pjese, LDK-ja si opozitë e ka kuptuar dhe tani e kupton kryeministrin, sepse e di që dialogu nuk ka alternativë.

“Pra ai e ka mbështetjen”, u shpreh nënkryetari i LDK-së. “Për herë të parë Kosova nuk ka parti politike, lëvizje apo grup parlamentar që është anti-dialog”.

“E për herë të parë nuk kërkohen transkripte të marrëveshjeve, por ato bëhen tani me twitter, ashtu si Borrelli me marrëveshjen e fundit që ka njoftuar me twitter”.

Lutfi Haziri deklaroi se kjo është e vërteta që do të ndodhë në këtë dialog. “E vërteta për marrëveshje gjithëpërfshirëse është më komplekse”.

Në trend Lajme

Më shumë
Aliu jep lajmin e mirë për diasporën, nga 24 qershori hapen linja të reja të fluturimeve nga Prishtina në Zvicër

Aliu jep lajmin e mirë për diasporën, nga 24 qershori hapen linja të reja të fluturimeve nga Prishtina në Zvicër

Lajme
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Ish-kryeministri kanadez ia dhuron ambasadorit Kryeziu topin e basketbollit, me të cilin luajti me refugjatët kosovarë në vitin 1999

Ish-kryeministri kanadez ia dhuron ambasadorit Kryeziu topin e basketbollit, me të cilin luajti me refugjatët kosovarë në vitin 1999

Lajme
Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Kalo në kategori