LAJMI I FUNDIT:

Bogujevci: Fjalimi i sotëm ishte një emocion i fortë, na mbetën merak disa gjëra

Bogujevci: Fjalimi i sotëm ishte një emocion i fortë, na mbetën merak disa gjëra

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka thënë se fjalimi i saj sot Asamblenë e Këshillit të Evropës ishte një emocion i fortë.

Bogujevci tha u ndje mirë edhe për faktin që kryesuesja e parlamentit para se t’ia jepte fjalën e dha një njoftim që për Kosovën është hera e parë që po i jepet e drejta e fjalës.

“Kështu që e krijoi një atmosferë të mirë, njëkohësisht edhe të këndshme për mua përpara se ta marr fjalën.  Natyrisht që i kisha edhe kolegët e mi rreth meje të cilët më kanë përkrahur dhe i kam pasur afër që nga fillimi, gjë që e bën punën time shumë më të lehtë”, është shprehur Bogujevci në Klan Kosova.


Tutje, ajo tha se ndonëse Kosova e shkroi historinë, sot kishte gjëra që u mbeten merak edhe deputetin Enis Kervan e deputetit Arben Gashi.

“Njëra prej gjërave që na ka mbetur merak ta themi është ajo që deputeti Enis Kervan dëshironte të fliste për çështjen e të drejtave të minoriteteve në vendin tonë për shkak se jemi shembull si vend dhe nuk u krijua mundësia që ai të flas”.

“Gjithashtu, deputeti Arben Gashi kishte tema specifike që lidhen me diskutimet që janë bërë brenda Këshillit të Evropës, që ishin të pamundshme të diskutoheshin”, është shprehur Bogujevci.

E dyta e kuvendit tha se e mira është që tash e tutje, Kosova do ta ketë mundësinë që të kyçet më shpesh në debate, teksa shtoi se ky është veç fillimi.

Bogujevci ka thënë se në fjalimin e saj historik të mbajtur sot në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ishte shumë e rëndësishme që të përmendej çështja e Ukrainës.

Ajo  tha se diskutimi për Ukrainën, përveç që kishte ndërlidhje me temën, tashmë qëndrimi i Kosovës u tha për herë të parë publikisht në seancën plenare.

Tutje, Bogujevci tha se Kosova është duke ecur në rrugë të drejtë për sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Për momentin procesi është tek Këshilli i Ministrave dhe puna kryesore është në atë pjesë, ku përvec që ne si delegacion kemi takime edhe me delegacione të tjera që i mbajmë gjatë sesionit”, është shprehur Bogujevci.

Më tej, e dyta e Kuvendit të Kosovës tha se në të njëjtën kohë janë aktivizuar edhe grupet e miqësisë dhe se çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE është duke vazhduar në mënyrë pozitive.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori