LAJMI I FUNDIT:

Këmbësoria ukrainase shkatërron tankun rus, fillimisht e godasin me mortaja – asistohen nga droni

Këmbësoria ukrainase shkatërron tankun rus, fillimisht e godasin me mortaja – asistohen nga droni

Këmbësoria e ushtrisë ukrainase, përkatësisht brigada e 92-të e motorizuar, ka arritur me precizitet të lartë të shkatërrojë tankun rus.

Pamjet e filmuara me dron nga ajri, shfaqin tankun që sulmohet nga kënde të ndryshme nga kjo brigadë e ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.


Fillimisht i shkaktohet dëm i vogël sa për ta neutralizuar dhe ta paaftësojë që të lëvizë tutje. Më pas goditet sërish, por ishin predhat që binin nga droni që e shkatërruan plotësisht.

Në një moment shihet ushtari që ishte brenda tankut që tenton të largohet, por e kupton se është e kotë dhe futet sërish brenda me shpresën se do ta mbrojë pjesa e blinduar e tankut.

Ndryshe ukrainasit po vazhdojnë me kundërofensivën në rajonet që janë nën kontrollin e rusëve, duke arritur që të çlirojnë shumë qytete e fshatra.

Ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të rikthejnë çdo pëllëmbë të territorit të Ukrainës – duke aluduar edhe në Krimenë që vite më parë ishte aneksuar nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori