LAJMI I FUNDIT:

Ushtari ukrainas shkatërron në ajër raketën ruse, e godet me mortajë

Ushtari ukrainas shkatërron në ajër raketën ruse, e godet me mortajë

Një pjesëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës që operon nën ombrellën e ushtrisë ukrainase, ka arritur që me mortajë ta shkatërrojë në ajër një raketë ruse.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar pamjet e këtij aksioni, ku shihet ushtari në një hapësirë të gjelbëruar duke shkrepur predhën e cila godet raketën ruse në ajër, transmeton Telegrafi.

E pamje të tilla nga ana e ushtrisë ukrainase janë bërë të shpeshta në muajin e fundit, që kur Kievi filloi kundërofensivën me qëllimin e vetëm – çlirimin e territoreve të okupuara nga rusët.


Në anën tjetër, ushtria ruse sot ka filluar sulmet ajrore mbi qytetet ukrainase, ku si pasojë humbën jetën dhjetëra civilë, shumica prej tyre në kryeqytetin ukrainas.

Rusët nuk kursyen askënd, bombarduan ndërtesat kolektive, infrastrukturën energjetike, të telekomunikacionit e më së paku atë ushtarake, për të cilën pretendon çdo ditë se e ka për objektiv.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi sot se kanë sulmuar qytetet ukrainase, duke vlerësuar se aksione të tilla do të ndërmerren edhe në ditët në vijim nëse ukrainasit fillojnë ndonjë sulm të ri ndaj rusëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Kina po përpiqen t’i rekrutojnë punëtorët që po i largon administrata Trump

Amerika
Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Pse u tensionua situata në Shtëpinë e Bardhë mes Trumpit dhe Zelenskyt?

Evropa
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Kalo në kategori